Një grup ish të përndjekurish politikë i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me Ligjin për Dëmshpërblimin e ish të Përndjekurve, që u miratua në Komisionin e Ligjeve javën e shkuar në një variant të arsyeshëm të propozuar nga Partia Socialiste.
“Kishim shpresuar edhe pse me rezervë në një angazhim serioz nga ana e qeverisë suaj për t’i dhënë fund zvarritjeve në këtë drejtim. Por mbetemi të revoltuar me mënyrën sesi u argumentua nga ana juaj zmbrapsja e variantit të miratuar në Komisionin e Ligjeve” thuhet në fillim të letrës.
"Vendimi juaj për të dëmshpërblyer menjëherë vetëm ata të përndjekur që kanë mbushur tanimë 85 vjeç,- vijon letra, - është një përpjekje krejt e lexueshme për t’i ikur përgjegjësisë që keni ndaj shtresës sonë".
Firmëtarët e kësaj letre i kujtojnë kryeministrit Berisha se “Jo vetëm në Shqipëri, ku jetëgjatësia mesatare arrin 72 vjeç, por edhe në vendet më të përparuara të Europës e botës, vetëm një grusht njerëzish kanë fatin të kapin moshën 85 vjeçare.TCH