Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa, ka denoncuar dje se ndaj tij po ushtrohet presion psikologjik nga policia për të cilësuar goditjen me grusht të deputetit të PD-së, Ilir Rusmali si një rast i organizuar. Për këtë ngjarje janë arrestuar Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca dhe tashmë policia po kryen hetime për të zbuluar nëse kemi të bëjmë apo jo me ndonjë komplot. Tufa, i kontaktuar nga gazeta “Shekulli”, ka sqaruar dje në mbrëmje se është mbajtur për disa orë në komisariat dhe i është ushtruar presion për të pranuar organizimin. “Na kanë marrë dhe na kanë ofenduar, na kanë sharë, na kanë kërcënuar, na fyen. Ne s’kemi bërë asgjë, vetëm kemi bërë ceremoninë e varrimit të një personi që qëndroi 20 ditë në burg dhe s’u kujtua kush për të. Ne na marrin si organizatorë dhe kërkojnë me insistim që të thoshim se e kemi organizuar ne”,- deklaroi Tufa.
Paraditen e sotme, në orën 10:00, do të vendoset dhe masa e sigurisë për dy të arrestuarit. Por, në njoftimin zyrtar të policisë, emri i deputetit të Partisë Demokratike është shmangur, duke e cilësuar veprën penale si të kryer ndaj një punonjësi që kryente detyrë shtetërore. “Janë arrestuar Lirak Petrit Bejko, vjeç 46, banues në Tiranë dhe Gjergj Ndrec Ndreca, vjeç 67, banues në Tiranë, Arrestimi i tyre u be pasi me date 16.02.2012, në ora 10.30 në rrugën “Xhorxh Bush” shtetasi Lirak Bejko ka goditur një punonjës që kryente një detyrë shtetërore, kurse shtetasi Gjergj Ndreca ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së Komisariatit të policisë nr.1 Tiranë”, – deklaron Policia e Tiranës, duke e cilësuar Ilir Rusmalin thjesht si një punonjës që kryente detyrën.
Në vijim të denoncimit të tij, përfaqësuesi i ish të përndjekurve ka vlerësuar se “të merret një i burgosur politik, të fyhet dhe të diskreditohet në këtë mënyrë në dyer e komisariatit është e papranueshme”. “Kur i burgosuri politik trajtohet në këtë mënyrë, qytetari i thjeshtë nuk është asgjë tjetër veçse një rreckë për këtë shtet që bën ç’të dojë me qytetarin e vet, në vend që t’i integrojë. Të burgosurit politik janë të irrituar dhe presin që të zbatohet ligji që është miratuar, të mos na fyejnë dhe të mos detyrojnë që individë të caktuar të bëjnë veprime të pakontrolluara. Ne kërkojmë që drejtësia të flasë në favor të burgosurve politikë, nëse ata nuk lirohen do të pasojnë greva”,- paralajmëroi Skënder Tufa.