Kryeministri hungarez Viktor Orban, megjithëse aktualisht ka një marrëdhënie problematike me zyrtarët e Brukselit, beson se pa integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë.
Kryeministri Orban e shprehu këtë bindje gjatë takimit në Budapest me kryeministrin Sali Berisha. Për shefin e qeverisë hungareze Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit janë potenciali më i madh për rritjen ekonomike të Europës.
“Për mendimin tim hapi i parë do të ishte që shtetet e Ballkanit perëndimor të hynin në Bashkimin Evropian. Prandaj, jo vetëm ne, por edhe Evropa, e ka të rëndësishme që Shqipëria të bëhet pjesë e komunitetit evropian. Shpresoj që kjo gjë
të ndodhë sa më shpejt, pra që Shqipëria të hyjë në BE. Kjo do të ishte një gjë e mirë jo vetëm për Evropën, por edhe për shqiptarët kudo që ata të ndodhen, qoftë brenda kufijve të Shqipërisë, qoftë jashtë tyre. Prandaj, i uroj suksese të mëtejshme zotit Berisha për punën që ai ka përpara”, deklaroi Orban.
Kryeministri hungarez nuk i kurseu vlerësimet per homologun shqiptar Berisha, kur e cilësoi si luftëtar të demokracisë, por të tilla vlerësime ishin reciproke.
Kryeministri Orban, i cili kontrollon një shumicë dërrmuese në Parlamentin hungarez, është kritikuar nga Brukseli për politika autoritare në ekonominë e vendit, që i kanë pezulluar Hungarisë edhe ndihmën shumëmilionëshe nga Bashkimi Europian, nëse nuk ul borxhin.
Megjithatë, kryeministri Berisha, duke i cilësuar këto reforma si të guximshme, theksoi se vetëm nëpërmjet reformave vendet mund të përballojnë krizën dhe të ecin përpara.
“Është jetike që të garantojmë rritjen ekonomike. Garantimi i rritjes do të jetë faktor kryesor në përcaktimin e ndërtimit të së ardhmes. Kështu që ne vetë jemi të vendosur të vazhdojmë reformat. Ne jemi ndikuar nga kriza dhe nuk është se nuk kemi pasur ndikime, por nuk kemi rënë në reçesion dhe tani po punojmë për një paketë të re reformash, në mënyrë që të përshtatim ekonominë shqiptare në rrethanat e reja të krijuara nga globalizmi, në një botë post-perëndimore”, deklaroi Berisha.
Të dy kryrministrat ranë dakord për një plan të përbashkët me qëllim nxitjen e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë.
Integrimi