Është vërtet e tmerrshme, e pabesueshme e tepër rrëqethëse ajo çka ndodhi në Irak, ku tre fëmijë të mitur, varën një djalë 7-vjeçar, duke dashur kështu të imitojnë skenën e parë në film.
Ngjarja ndodhi në qytetin Kut, që ndodhet 180 kilometra në juglindje të Bagdadit në Irak, ku tre bashkëmoshatar të 7-vjeçarit të pafat, vendosën të imitojnë skenë filmi, të cilin sapo e kishin parë në televizor, duke e varur atë vetëm e vetëm për të imituar skenën…!
Tre bashkëmoshatarët, e vendosën vogëlushin, në një kondeiner nafte, i kaluan një lak në qafë, e shtrënguan, e më pas e varën.
Pas marrjes në pyetje nga inspektorët e policisë, ata deklaruan se idenë e “lojës” e morën nga një skenë filmi.
Nga autoritete policore deri më tano nuk është njoftuar nëse ndaj tre të miturve do të merren masa ndëshkuese.
Ngjara e rëndë e ndodhur në Irak, shënohet si e para e kopjimit të skenave filmike nga fëmijë, të cilat përfundojnë në vrasje.