Mjeku i Bolton, Jonathan Tobin ka treguar për mediat se, Fabrice Muamba, i cili pësoi një atak kardiak në fushë, ka qenë i vdekur për 78 minuta.
Tobin zbuloi se si i ishin dhënë rreth 15 goditje në zemër 23- vjeçarit, Fabrice Muamba pas atakut kardiak që pësoi në fushën e futbollit.
Ai tha gjithashtu se si kanë punuar doktorët për 48 minuta që nga incidenti në fushë e deri tek arritja në spital.
Dr Tobin ka përshkruar se si Muamba ka qëndruar edhe 30 minuta të tjera para se zemra e tij të fillonte të rrihte sërish.
Ai tha: “Në fakt, ai ishte i vdekur në atë kohë.”
Muamba mbetet në kujdesin intensiv në spital në Londër.
“Unë jam i kënaqur pasi shenjat e para të rikuperimit kanë vazhduar të përmirësohen. Unë shkova për ta parë Muamba natën e shkuar dhe ai më tha; Hej Doktor! E pyeta se si ishte dhe ai mu përgjigj; Mirë!.
Dr Tobin thotë se lojtari e kishte pyetur atë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa shtoi se, i kishte shpjeguar atë që kishte ndodhur në fushën e lojës dhe ai kishte reaguar mire.