Detyrimi i prindërve të ndarë për mbajtjen e fëmijëve, nuk ndalet me moshën madhore të tyre, por vazhdon deri sa fëmija të ketë arritur pavarësinë ekonomike... edhe nëse fëmija plaket vetë.
Është ky vendimi i shprehur nga Gjykata e Lartë në Itali e cila detyron një baba të ndarë që ti përgjigjet për ushqimet dhe detyrimet ekonomike, vajzës së tij studente 41 vjeçare.
Ky vendim hedh poshtë atë të Gjykatës së Apelit të Venecias e cila i kishte dhënë të drejtë babait i cili refuzonte të mbante akoma të bijën, tashmë më shumë se e rritur, duke shtuar në apelin e tij se fëmijët nëse kanë vullnet dhe dëshirë mund ta mbajnë shumë mirë veten, e për më tepër kur kanë një moshë të tillë.
Duke parë ecurinë e ngjarjes prokurori solli të dëshmojë edhe nënën e vajzës e cila jeton me “vogëlushen” e saj, ndërsa në momentin e ndarjes ishte 35 vjeç.
Nga ana e babait të zënë në hall thuhet se kanë kaluar 6 vjet nga nisja e këtyre seancave gjyqësore dhe ende nuk kanë marrë zgjidhje.
Sakaq nëna i jep të drejtë vajzës e cila në moshën 41 vjeçare do diplomohet pasi duket se studimet e saj kanë zgjatur kaq gjatë si pasojë e “depresionit” dhe mërzisë nga divorci i prindërve.