Sipas një kërkimi të Universitetit të Nju Jorkut dhe atij të UCLA, orientimi politik varet shumë nga mënyra se si truri procedon me informacionet dhe në veçanti se si i menaxhon mosmarrëveshjet apo konfliktet.
Rezultatet, të cilat janë publikuara në revistën shkencore Nature Neuroscience, shpjegojnë se personat e majtë janë shumë më tolerant, ndërsa të djathtit shpesh herë kanë prioritet eliminimin e informacioneve që mund të shkaktojnë shqetësime.
Përgjegjësi i hulumtimit, profesor David Amodio, shpjegon se mekanizmat nervore për zgjidhjen e konflikteve zhvillohen që në fëmijëri dhe me shumë mundësi janë pjesë e rëndësishme e gjenetikës.
Rrënjët e këtij mekanizmi shpjegojnë, sipas Amodios, edhe pse personat e orientimeve të ndryshme politike “lodhen” shumë për të arritur një akord.
Nuk është aspak një sulm ndaj ideologjive, por vështirësia për tu kuptuar mes personave që përdorin mekanizma cerebralë të ndryshëm.