Forumi Kuq E Zi
Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: ishte teknologji e lartë, apo thjesht propagandë? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: ishte teknologji e lartë, apo thjesht propagandë? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: ishte teknologji e lartë, apo thjesht propagandë? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: ishte teknologji e lartë, apo thjesht propagandë? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: ishte teknologji e lartë, apo thjesht propagandë? 549654_404331416244952_141388129205950_1702461_1273490437_n
Në dhjetor të vitit 1944, në Nju Jork u përhapën papritur zëra për një sulm gjerman të pashmangshëm në metropol, që do të drejtohej nga disqe fluturuese që transportonin armë atomike. Në të njëjtën kohë, “New York Times” bëri të ditur lajmin për një “sferë misterioze që qëndronte në ajër” dhe publikoi fotot e disa objekteve të paidentifikueshme të cilat fluturonin lart me shpejtësi të madhe. Sipas artikullit, disa londinezë i kishin parë këto disqe duke fluturuar nën urën e Tamizit. A mos vallë ishte fantazi? Jo, aspak. Sot e dimë se këto shqetësime nuk janë krejtësisht të pabaza. Nazistët po punonin vërtet për disa armë të reja fantashkencore dhe mes tyre ishin edhe disqet fluturuese.

Armët “V”

Ushtritë aleate kishin zbarkuar në Normandi një vit më parë. Fronti perëndimor gjerman ishte shumë pranë kolapsit, por pavarësisht kësaj, amerikanët kishin frikë se mos gjermanët arrinin t’i bënin ballë humbjes së pashmangshme përmes përdorimit të armëve jashtëzakonisht të fshehta. Makina propagandistike e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës, kishte si qëllim të bindte popullin gjerman që të besonte deri në fund në “fitoren përfundimtare”. Megjithatë kjo propagandë dukej sikur kishte hyrë edhe mes radhëve të armikut. Hitleri nuk i kishte prezantuar ende raketat legjendare “V2”, të projektuara nga Wernher von Braun. Bëhet fjalë për pak muaj para shtatorit të vitit 1944. Ishin raketa të frikshme, por tepër të fuqishme: duke shmangur ekranet e radarëve, arrinin objektivin 5 minuta pas hedhjes dhe nuk ishte aspak e nevojshme që të parashikohej mbërritja. Në propagandën naziste, letra “V” e firmosur “V2” i korrespondonte inicialit “vergeltung” reprezalje. Edhe pse në përfundim të luftës armët e ashtuquajtura “V” (përveç “V2”) nuk ishin ende gati teknikisht për përdorim, në disa raste dukeshin tepër të fuqishme, aq sa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik u bazuan te këto kërkime për të realizuar gjatë viteve në vazhdim raketat ndërkontinentale. Të tjera armë “V” shërbyen që në fillim vetëm për të kënaqur fantazitë e Fyhrerit. Për këtë qëllim, i ashtuquajturi “disku fluturues i ‘Drittes Reich’”, i njohur edhe me inicialet “V7”, luajti një rol shumë të rëndësishëm. Pas humbjes në ajër në qiejt anglezë në vitin 1940, Herman Goring, ministër i Transportit Ajror, ishte nën presion. Në vitin 1941 ai mblodhi të gjithë ekspertët e sektorit, duke u kërkuar që të punonin për zhvillime të reja, t’i siguronin epërsinë ajrore Gjermanisë. Pikërisht këtu lindi edhe miti i diskut fluturues si armë e fshehtë. Në fakt, në fazën e projektimit rol të rëndësishëm luajti një avion në formë disku, të cilin ndërtuesi i ri Andreas Epp dhe ndihmësi i tij Ernst Udet, dyshja legjendare e aviacionit gjerman, kishin prezantuar para pak kohësh ish pilotit Goring. Për këtë projekt të ri punuan njëkohësisht dy skuadra që ishin të ndara: njëri grup kishte në krye inxhinierin aeronautik gjerman Richard Miethe, ndërsa grupi tjetër specialistin italian në turbinë Giuseppe Belluzo, i cili punonte nëpër fabrikat e avionëve në Bratislavë dhe Dresdë. Kolegët Otto Habermohl dhe Rudolf Schriever në fabrikat e Skodës në Pragë. I pari që ia arriti qëllimit ishte grupi i Pragës.

Lind miti

Në mars të vitit 1944 përfunduan me sukses provën e parë. Në fluturimin përurues u shkruan raportet më të rëndësishme: sipas disave aeroplani kishte fluturuar me 2000 km në orë; sipas disa të tjerëve kishte fluturuar me një çift të panjohurish. Natyrisht që Ministria e Propagandës e ngriti në qiell këtë çështje dhe prezantoi zhvillimin e armëve të reja me fuqi të jashtëzakonshme. Ajo ishte hera e fundit që nazistët do të flisnin për projektin “disqe fluturuese”. Cila ishte e vërteta? Pjesa më e madhe e dokumenteve që flisnin për diskun humbën ose u shkatërruan gjatë viteve kaotike të luftës, ndërkohë që 15 disqet që u vunë në provë para armëpushimit mjaftuan për të përhapur mitin e disqeve fluturuese superavionë. Për Peter Pletschacher, historian i aviacionit, bëhet fjalë për një “luftë të vogël psikologjike”. Shpejtësitë e deklaruara në atë kohë ishin të pamundura, një idiotësi totale. Sipas Pletschacher, efekti i jashtëzakonshëm i propagandës mbi armiqtë, ishte pasojë e respektit të madh që aleatët ushqenin kundrejt aftësive teknike të gjermanëve.

Hitleri në Antarktidë?

Pas luftës miti legjendar i disqeve fluturuese të Reich u përhap edhe më shumë, duke marrë forma nga më të çuditshmet. Shumë prej figurave të rëndësishme të regjimit nazist kishin emigruar në Amerikën Jugore dhe ndoshta nga kjo filluan të përhapeshin edhe zëra se Hitleri bashkë me njerëzit e tij ishin drejtuar për në Antarktidë me avionët e tyre në formë disku. Atje, të fshehur në galeritë e gërmuara nën akull, prisnin që të riktheheshin në Gjermani. Kulmi i historisë së trilluar ishte kur u tha se Hitleri kishte shkuar në Hënë me disqet e tija fluturuese dhe atje do të priste ditën e hakmarrjes. Udhëtimi në hapësirë mund të bëhej realitet nga një teknologji tjetër shtytëse tepër e zhvilluar, e quajtur “Vril”, që mund të arrinte shpejtësinë deri në 40000 km në orë.

Lindja e UFO-ve

Fantazia dhe histeria nuk kishin më kufi. Në vitin 1947, disa pilotë amerikanë u betuan se kishin takuar objekte fluturuese të paidentifikuara: ishin UFO-t. Po ashtu edhe aeronautika ushtarake pohoi se ishte përfshirë në një luftim me një disk fluturues. Kështu, kur radioja bëri të ditur lajmin e përplasjes së një UFO-je në Rosuell (Nju Meksiko) u përhap panik. Incidenti në Rosuell ishte një mashtrim, sepse nuk kishte lidhje me UFO-t, por me “kapriçiot” e motit (ishte një “tullumbace” e motit). Përkrahësit e UFO-ve nuk ua vunë veshin fjalëve të njerëzve dhe qyteti u bë një vend pelegrinazhi.

UFO nënujore

Paranoja e UFO-ve në vitet ’40 u pasqyrua tek ajo e USO-ve (“Unidentified Submarine Objects”) objekte nënujore të paidentifikueshme: avionë amfibë në formë disku, që niseshin në ujë, dilnin në sipërfaqe, ngriheshin ngadalë në fluturim dhe më pas riktheheshin sërish në det. Gjermani Lars Fischinger, zbuluesi i mistereve, i është përkushtuar studimit të fenomenit dhe ka kaluar nëpër duar të gjitha dokumentet e 50 viteve të fundit. Në Antarktidë, për shembull, ekuipazhi i një akullthyeseje kishte parë disa USO që kalonin një shtresë të trashë akulli 7 metra.

Mania e UFO-ve që vijonte prej Luftës së Dytë Botërore ushqehej nga vetë zhvilluesit e “disqeve fluturuese”. Në vitet ’50, Rudolf Schriever tregoi për revistën gjermane “Der Spiegel” kolaudimet e bëra në Pragë: “Disqet fluturuese nuk janë lojë fëmijësh. Kanë një domethënie të madhe për zhvillimin e teknikës së fluturimit”.

Nga ana e tij, Giuseppe Belluzzo, që profesionalisht ishte më i kualifikuar, që në vitin 1944 kishte paralajmëruar se avionët në formë diskore ishin të paqëndrueshëm. Ishin krijuar më tepër për efekt tregtie. Sekreti fshihej te përmasat e këtij mjeti. Për fat të mirë tregimi i Schriever kishte pasur efekt. Në Kanada mjeshtërit e teknologjisë u përpoqën të ndërtonin diskun fluturues të nazistëve, por ishte një dështim i madh. Që prej asaj kohe nuk është folur më për armën e fshehtë gjermane.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons