Anija fantazmë e tsunamit shfaqet në brigjet e Kanadasë
Për 8 mijë kilometra ka udhëtuar ajo pa kapiten e pa ekuipazh. Ka kaluar oqeanin më të madh në botë dhe është shfaqur në brigjet e Kanadasë. Bëhet fjalë për një anije peshkimi, që ishte zhdukur në Japoni pas tsunamit të marsit të shkuar.
Anija 45 metroshe është në gjendje të mjerueshme, por është e aftë që të lundrojë. Brenda nuk i ka hyrë ujë. Autoritetet në Kanada po e monitorojnë anijen për të parë mos bëhet pengesë.
Tsunami i vitit të shkuar ka gjeneruar plot 25 milion ton mbeturina. Mendohet se dy milion ton janë ende duke lundruar në oqean.
SHBA pret që ato të shfaqen në brigjet e vendit në vitin 2014.