Sipas incizimeve në fjalë, duket se qielli mbi Titan po “bie” drejt sipërfaqes së kësaj hëne, shkruan Science News. Nga viti 2004, pjesa e sipërme e atmosferës së Titanit, është ulur për më se 100 kilometra, që sugjeron se ndryshimi i stinës së vitit në këtë hënë bën edhe diçka më shumë se vetëm krijimin e shiut.
Incizimet e para të Cassinit nga viti 2004 treguan se si mbështjellësi rreth Titanit arrin lartësinë prej 500 kilometra mbi sipërfaqe, por incizimet e reja tregojnë se ai ka “rënë” në 360 kilometra.
Lartësia momentale e mbështjellësit atmosferik rreth Titanit gati në tërësi përputhet me atë të cilën e ka shënuar Voyager i NASA-s në vitin 1981. “Për mua kjo është ngazëlluese”, theksoi Robert West nga laboratori Jet Propulsion në Pasadena.
Një vit në Titan zgjat sa 30 vite në Tokë kështu që kjo do të thotë se Titani, pak-a-shumë, duket njëjtë si në vitin 1981. Me përjashtim të vitit 2004, kur kishte atmosferën e “fryrë”. “Kjo është me të vërtetë spektakulare. E shihni se si ajo botë ndryshohet pikërisht para syve tuaj, e atëherë paraqitet ndonjë eveniment krejtësisht i papritur. Atëherë mezi prisni që të shihni se çfarë do të ndodhë pastaj”, përshkroi West.
Për momentin, shkencëtarët nuk kanë arritur të japin sqarim për ato që po ndodhin në Titan.