Për të festuar ditën e 100 të “Lunar Reconnaissance Orbiter”, NASA ka publikuar një video, që tregon sesi Hëna mbërriti deri në atë formë që duket sot. “Nga viti në vit, Hëna duket sikur kurrë s’ndryshon – ka theksuar NASA -. Krateret dhe formime të tjerë duken sot sikur kanë qenë permanentë, por realisht Hëna jo gjithmonë është dukur si sot. Falë ‘Lunar Reconnaissance Orbiter’ të NASA-s, tashmë ne kemi një shikim më të mirë për historinë e satelitit tonë, Hënës”.
Video tregon se gjatë 4.5 milion vjetëve të ekzistencës së Hënës, disa asteroidë të ndryshëm në masë janë përplasur në sipërfaqen e saj, duke krijuar kratere. “Lunar Reconnaissance Orbiter”, e linçuar në hapësirë gjatë vitit 2009, ka mbledhur informacione të detajuara rreth zhvillimit Hënor. Ky mision është pjesë e një programi për të përhapur praninë njerëzore në sistemin diellor.