Përbën një nga fenomenet më të pa shpjegueshme të kohëve moderne e cila shfaqet nëpër arat e mbjella me drithëra, siç gruri, misri etj. Sa herë që ajo shfaqet befason dhe surprizon gjithkënd, si fermerët të cilët nuk mund ta konceptojnë atë, por flasin për të gjithë nostalgji, edhe pse ajo u ngjallë frikë e ‘tmerr’ po ashtu edhe shkencëtarëve të cilët edhe pse fenomeni ka shumë vite që shfaqet spontanisht nuk kanë arritur të zgjidhin misterin e tij. Nuk mund të gjejnë një shpjegim logjik për formën e ndërlikuar të skicës që paraqesin ato, si, kush dhe pse!
Në Britaninë e Madhe, fenomeni i skicave mbi të mbjella, është shumë i theksuar, por shfaqja e një skice të tillë në zonën e Ntevaizis pranë Wilton, shqetësoi gjithkënd! Pasi këtë herë, skica ishte e një dimensioni të madh dhe sigurisht përcjell një mesazh që nuk mund të deshifrohet!
Plani i skicës mbi të mbjellat, pra kuptimi i saj, sipas shumë specialistëve dhe studiuesve të cilët shquhen për analizimin dhe kuptimin e mesazheve që mund të përcjellin këto skica, shprehen të shqetësuar për të. Pasi, ai paralajmëron dhe jep kushtrimin për një fatkeqësi e cila rrezikon të ardhmen e gjithë njerëzimit, sepse në të pasqyrohet një Feniks/Phoenix i cili del/shfaqet tërësisht nga hiri!
Gjatësia e skicës në fjalë, arrin në 122 metra, sipërfaqe kjo e cila ka habitur gjithkënd. Ajo shtrihet gjerë e gjatë dhe shfaqet ashtu siç edhe mesazhi i saj, që sipas studiuesve parashikon dhe i paraprinë një kataklizmi që ka gjasa mund të ndodhë më 21-dhjetor të 2012-ës, një datë e cila kombinon me fundin e kalendarit të qytetërimit Maya, ku sipas tij, atëherë besohet se do të vijë Armagedon-i.
“Feniksi është një krijesë mitike që simbolizon rigjenerimin dhe lindjen e një epoke të re për shumë kultura të ndryshme në mbarë botën”, shpjegon studiuesja dhe profesoresha e fenomeneve të rralla Karen Alexander, duke shtuar se të gjithë ata të cilët merren me studimin e fenomeneve dhe dukurive të skicave në të mbjella, besojnë se të gjitha ato i referohen 21-dhjetorit të 2012-ës.
Sigurisht dhe për gjithçka që do pasojë!