Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama. Kreu i Partisë Socialiste ka rikonfirmuar angazhimin dhe vullnetin e Partisë Socialiste për të realizuar reformat e kërkuara për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Por nga ana tjetër Rama ka shprehur shqetësim lidhur me mos respektimin e marrëveshjes mazhorancë-opozitë për realizimin e reformave të përbashkëta. Në këtë pikë lideri i opozitës është ndalur në zvarritjen e reformës zgjedhore.
Marrëveshja PD-PS e arritur në fund të vitit të kaluar parashikonte përfundimin e reformës zgjedhore deri në mars. Por disa javë më parë Kuvendimi miratojë zgjatjen e afatit të punës për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke lënë kohë qeri në fund të muajit prill për përfundim e reformës elektorale.
Nga ana e tij Sanino duke vlerësuar kontributin e PS-së për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe rolin konstruktiv, ka vënë në dukje rëndësinë e miratimit të Planit të Veprimit për 12 pikat që kërkohen për statusin kandidat. Sannino theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të planit në afatet e caktuara dhe angazhimin e BE-së për të monitoruar këtë proces.
Në takim ishin të pranishëm kreu i delegacionit të KE-së në Shqipërisë Etore Sekui, shefi i Zyrës për Shqipërinë në Komisionin Europian, Vassilis Maragos si dhe deputetët e PS-së Damina Gjiknuri dhe ditmir Bushati. /F.S/