Entela ResuliU ndodh që, kur ulen në tavolinë për të mësuar kanë një stivë më libra përpara dhe nuk dinë nga t’ia nisin. Tekstet janë voluminozë, me terma e koncepte të pakuptueshme. Edhe mësuesit i cekin përciptas. Kështu, thesi i padijes rritet çdo ditë. Një fenomen i tillë shqetëson mjaft shkollat e mesme të vendit. Gjatë një vëzhgimi të “Shekulli-t” në gjimnazet e kryeqytetit mësuam se një ndër arsyet që nxënësit braktisin orët është edhe fakti se nuk arrijnë dot të asimilojnë mësimin.” Ka pasur raste kur kam patur tre provime në një ditë dhe në njërin prej tyre nuk kam hyrë, pasi nuk kam qenë e pregatiur “, thotë Bora Alku nxënëse në vitin e dytë në shkollën “Ismail Qemali “. Mbase ky refren është i njohur për çdo kënd, pasi iu ka ndodhur të gjithëve. Por kur detyrat mbeten pa bërë nga padija, problemi është më serioz. Studimi i teksteve shkollore nga SOROS i cili përfshiu 987 nxënës ka vërejtur dhe ka nxjerrë në pah mangësinë dhe problemet që kanë tekstet duke mos u kuptuar nga nxënësit. Madje gjysma e tyre shprehin pakënaqësi për cilësinë e teksteve ndaj dhe ekspertët e këtij studimi rekomandojnë rishikimin e politikave të hartimeve të librave shkollor. Ata nuk arrijnë të kuptojnë mësimin, nuk arrijnë të bëjnë detyrat dhe ikin nga klasa.Bojkoti është zgjidhja e vetme e tyre. Nga ana tjetër, mësuesit pranojnë se mjaft tema janë të vështira dhe nuk kapen brenda orëve të programuara. Pra i justifikojnë nxënësit në një farë mase. Sipas tyre, disa tema kanë nevojë për shtjellim më të detajuar, por edhe për orë praktike. Nxënësit janë të predispozuar të gjejnë pretekste për të lënë orët e mësimit dhe në këtë prizëm kanë përfshirë edhe vështirësinë e librave. Rakip Belishakut, nxënës në vitin e tretë tregon se; “Tekstet janë të përkthyera shabllon, si rasti biologjisë, kimisë, fizikës e shkencës së tokës. Përkthimet duken që janë vepër e përkthyesve jo kompetente në këto fusha specifike sepse mësuesve u duhet të ndërhyjnë për të korrigjuar termat shkencor tjetër për tjetër”. Kjo është ankesa e nxënësit, që kur vjen në grup bëhet edhe më e besueshme.Sipas Kryetar i Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore në Ministrinë e Arsimit Jovani Krisniqi, sekreti qëndron tek mësuesi. “Një mësues i mirë punon edhe mbi një tekst të dobët”-pohon ai.Sipas nxënësve në disa tekste janë bërë përmirësime dhe të tjera mbeten më problematike. Ndërhyrje kryesisht janë bërë për tekstet e profilit shoqëror, ndërsa ato natyror mbeten ende të vështira dhe të pakuptueshme. “Kemi shumë vështirësi në lëndën e kimisë”, thonë një grup nxënësesh që rrinë në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” . Sipas tyre, disa tema janë fare të pakapshme dhe formulat që mësojnë janë kaq të shpeshta sa nuk arrijnë dot t‘i fiksojnë. Por mësimet e prapambetura krijojnë vështirësi për mësimet pasuese, duke u bërë kështu pengesë në vazhdimësi për nxënësit dhe njëkohësisht një arsye e mirëfilltë për bezdisje.Rakip Belishaku, Viti i III, shkollë private“Tjetër gjë lexojmë në libra e tjetër gjë duhet të themi para klasës”“Është bërë e qartë tashmë se bazat e gjimnazit tradicional janë shkatërruar në emër të reformës dhe e gjithë kjo në kurriz të gjimnazisteve të cilëve u duhet që të durojnë barrën e një sistemi që ndryshon sa herë u teket ministrave,dhe ndjell veç konfuzion. Është aluduar se ky sistem shkollor është një qasje me perëndimin dhe shollat evropiane. A është e vërtetë e tillë? Kurrikulat janë adoptuar kryesisht nga sistemi italian. Tekstet janë të përkthyera shabllon, si rasti biologjisë, kimisë, fizikës e shkencës së tokës. Përkthimet duken që janë vepër e përkthyesve jo kompetente në këto fusha specifike sepse mësuesve u duhet të ndërhyjnë për të korrigjuar termat shkencor tjetër për tjetër.Pra nxënësit tjetër gjë lexojnë në libër e tjetër gjë duhet të thonë para klasës. Dhe i gjithë ky fenomen sjell konfuzion, frustrim e stres në maksimum. Gjithçka është kthyer në teori dhe është zhdukur çdo sens i prakticitetit. Punët e laboratorit të kimisë, fizikës e biologjisë janë kthyer në pseudo punë me projekte, që janë shkarkuar nga interneti pa përfitim në njohuri për gjimnazistin. Le pastaj skema e lëndëve me zgjedhje ku të duhet të zgjedhësh midis lendeve ku të duhen në të vërtetë të gjitha e ku po i jepet më tepër përparësi moduleve profesionale sesa lëndëve kryesore, duke qenë se shkollat profesionale kanë dështuar dhe më e bukura vjen me sistemin e vlerësimit ku 10% ka puna me projekt, 50 % provimet e 40 % ngritja në mësim, një budallallëk me brirë. Plus që edukimi fizik një orë çlodhjeje është hequr fare nga kurrikula bazë për vitin e tretë.Xhesika Gasa, Viti i II, Shkolla “Ismail Qemali”.“Duke ditur që jemi në gjimnaz, normalisht që jemi të ngarkuar, pasi duhet të jemi të përgatitur për provimet e maturës. Kemi një ngjeshje të orarit dhe dy tre herë në javë bëjmë shtatë orë për tu përforcuar më shumë dhe shpesh na bëjnë privim. Jam munduar të jem sistematike në të gjitha lëndët por për shkak të ngarkesës jo gjithmonë kam qenë e përgatitur. Nga volumi i madh i mësimeve mund të kem lënë ndonjë lëndë pa mësuar dhe i kam dal mësueses përpara që të mos më ngrejë në mësim”.
Bena Belshaku, Viti i II, Kolegj“ Çdo ditë është një stres, mësime, detyra, punë me projekt pa fund. I shfletojmë faqet me shpejtësi për të mbaruar mësimet e për të dal në shëtitje. Orët kalojnë e ti je prapë mbi libra, çuditësh ndonjëherë me përkthimin e fjalëve, has vështirësi në zgjidhjen e një ushtrimi. Është një mbi ngarkesë dhe një rutinë e lodhshme. Përkthimet janë shumë të dobëta, aq sa gabimet duke hapur pa nevojën që të konsultohemi më mësuesit në shumë raste edhe ata nuk din ti japin shpjegim librit. Kemi një numër të madh punësh laboratori dhe mbingakres detyrash, e përpos këtyre kur tekstet janë të pakuptueshme për moshën që kemi, vështirësia bëhet edhe më e madhe. Megjithatë jam munduar t’ja dal”.
Bora Alku, Klasa e 11, Shkolla “Ismail Qemali”
Programi jon është pak i ngarkuar. Na janë shtuar tre lëndë shtesë që i kemi me zgjedhje gjithashtu na është shtuar provim i detyruar i anglishtes këto kanë sjell më shumë ngarkesë, plus që kemi dhe projekte që zënë një vend të rëndësishëm në planin mësimor. Këtë vit bëjmë një orë të shatat për të rifituar kreditin e humbur nga viti i kaluar. Ka pasur raste që kam pasur tre provime në ditë dhe për mua ka qenë pak e vështirë ti mësoj të treja. Për shembull një ditë kisha 3 provime; kimi, anglisht, psikologji. Nuk arrita dot ti mësoja të treja dhe provimin psikologjisë e lash dhe e bëra orën tjetër. Ndërsa një ditë tjetër kisha 2 projekte për të dorëzuar dhe atë ditë nuk vajta në mësim”.
Jovani Krisinqi: Një mësues i mirë punon edhe me një tekst fare të dobët
Për të verifikuar ankesat e nxënësve kemi biseduar me Jovani Krastiqi Kryetar i Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore në Ministrinë e Arsimit. Në lidhje me pyetjen tonë për cilësinë e teksteve Kristiqi pohon se;
“Nuk ma merë mendja se mund të gjendet një tekst që të thuash që ky është super cilësor. Çdo tekst ka nevojë për rregullim, mbikëqyrje, reagim domethënë, pasi përdoret nga mësuesi atëherë të vij reagimi i tij. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë gjë të jashtëzakonshme sepse ai që i jep jetë është mësuesi. Vetë kam qenë mësues për 23 vjet, kemi punuar edhe me tekste super të ngarkuar por është mësuesi, formimi i tij profesional që të dijë çfarë të kapi. Nuk është konditë që të bëj gjithçka që ka teksti, gjithë ushtrimet që ka teksti e gjithë teorinë që ka teksti”. Sipas Kristiqit, “që të ndërtosh një tekst duhet të bazohesh në një program mësimor, dhe ky program bazohet në kurrikulën shkollore. Kjo kurrikulë ka korrinzën e vetë që vë piketat. Në gjimnaz kjo punë ka mbaruar. Në arsimin 9-vjeccar, po punohet korniza kurrikulare dhe po rishikohet gjithë kutikula nga njëshi deri tek 9. alterteksti ka këtë karakteristikë që lejon shumë alternativa, ndoshta në vitet e para mund të kenë dal edhe tekste që mund të kenë cilësi të dobët, pastaj gradualisht në vitet e ardhshme nuk u është mbyllur rruga teksteve të reja, por kanë dal vazhdimisht tekste për atë lëndë, për atë klasë. Dhe gjithmonë kanë qenë cilësi më e mirë. Edhe këtë vit kemi hapur ofertën për tekstet e klasës nga e shtata deri tek e nënta të gjitha llojeve pavarësisht se kemi alternativa. Lë të bëhen dhe disa të tjera sepse mund të jenë alternativa më të mira. pastaj do të jetë mësuesi ai që do të përzgjedh dhe komisionet e përzgjedhjes së teksteve në shkolla ajo që atyre u duket më e përshtatshme.
Nxënësi nuk ka punë të zgjedh, nxënësit i thuhet do të marrësh këtë libër në shkollë, atë e vendosin komisionet e përzgjedhjes në shkollë dhe në fund vendosin me votë, kështu funksionon.
Mësuesi është mësues dhe duhet të lexojë më shumë për lëndën e vetë, kështu që, prania e disa alternativa të ndryshme i hap horizontin mësuesit. Një mësues i mirë i lexon të gjitha dhe bën përzgjedhjen e duhur. Një mësues që nuk është i aftë profesionalisht sigurisht që do ta bëj punën shkel e shko dhe nuk do të jetë një mësimdhënës i mirë.
A ka mbingarkesë në tekstet mësimore?
Në ciklin e ulët ka pasur ngarkesë dhe në arsimin 9 vjeçar ka pasur mbingarkesa. Ministria e arsimit dhe e shkencës ka një vit që ka filluar punën për nxjerrjen e një kurrukule të re, kjo kurrikul i nxjerrë jashtë tekstet nga e para tek e 9, gradualisht sigurisht. Ka filluar puna. Me daljen e programit të ri, automatikisht pastrohet fusha dhe fillon puna nga e para. Por gjithmonë mbingarkesa e amortizon mësuesin, ai është aktori kryesor. Një mësues i mirë punon edhe me një tekst fare të dobët. Kryesor është mësuesi pastaj teksti. Teksti qëndron i dyti. Detyra numër një e mësuesit është ana profesionale.
Dritan Nelaj, ekspert i arsimit në “SOROS”
“Nga studimi rezulton që përdoruesit e teksteve (mësuesit, nxënësit dhe prindërit) nuk konsultohen në mënyrë të organizuar rreth problemeve që kanë hasur me tekstet në mënyrë që ata të përmirësohen vitin e ardhshëm. MASH duhet të ndërtojë një sistem i cili mbledh opinionin e përdoruesve të teksteve lidhur me problemet, mangësitë e hasura prej tyre në mënyrë që, më pas të kushtëzoj shtëpitë botuese që ribotimi i teksteve të varet nga korrigjimi i problematikave të teksteve të identifikuara nga konsultimi me përdoruesit e tyre. Ky quhet mekanizëm i përmirësimit të tekstit i cili bazohet në përvojën e përdoruesve të teksteve”.
Cilësia e teksteve është faktor bazë, ndikon në cilësinë e mësimdhënies
Nga një raport të realizuar nga “Soros” janë vrejtur një sërë shqetësimesh nga nxënësit dhe prindërit.
Në këtë raport është zhvilluar një anketim ku janë pyetur 978 nxënës, 85 përqind e të cilëve banojnë në qytet dhe studiojnë në arsimin parauniversitar. Në këtë anketim janë përfshirë edhe prindër, ku 76 përqind pohojnë se; fëmijët e tyre hasin vështirësi në kuptimin e mësimeve. Ndërsa nxënësit kanë pohuar se kanë vështirësi në përvetësimin e mësimeve, pjesa më e madhe e tyre, 44 përqind mendojnë se cilësia e teksteve është shkaku kryesor i vështirësive të hasura, e ndjekur kjo nga 20 përqind e nxënësve që mendojnë se është mungesa e përkushtimit të mësuesve, ndërkohë që 10 përqind bëjnë shkaktar nivelin e dobët të përgatitjes së mësuesve. Duke qenë se nxënësit kanë renditur tekstet shkollore si shkaktarin kryesor të vështirësive në të përvetësuarit të mësimeve, ata janë pyetur se cilat janë se cilat janë problemet kryesore të hasura prej tyre. kështu nxënësit evidentojnë problemet në vijim;
27 përqind e tyre shprehen se problemi kryesor i teksteve është dija e pa përshtatshme për moshën e tyre; 26 përqind shprehen se gjuha e përdorur nuk është e përshtatshme për nivelin akademik të nxënësit;
20 përqind e nxënësve ankohen se në tekste mungojnë shembujt ilustrues; ndërkohë që
19 përqind e nxënësve të anketuar ankohen se dija ne tekstet shkollore nuk është konkrete apo e papërdorshme.
Megjithëse nxënësit ngurojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me tekstet shkollore, kur shtrohet çështja e krahasimit të tyre me vitet e shkuara vihet re një pavendosmëri në qëndrim. Të pyetur nëse tekstet nga viti në vit kanë ardhur duke u përmirësuar apo përkeqësuar nxënësit e anketuar janë ndarë thuajse në tre grupe të barabarta, me një avantazh të lehët të atyre që kanë një qëndrim pozitiv. Kështu 32 përqind e nxënësve shprehen se tekstet janë përmirësuar nga viti në vit, përkundrejt 27 përqind e tyre të cilët pohojnë të kundërtën, ndërkohë 30 përqind e tyre nuk shohin asnjë ndryshim ne tekstet shkollore.
Abetarja Shqipëri- Kosovë, dy javë kohë për shtëpitë botuese
Tre prilli është afati i fundit për të gjitha shtëpitë botuese, që do të merren me hartimin e abetares së parë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, për të dorëzuar variantet e tyre. Këshilltari i ministrit Jovan Kristiqi thotë se në garë tashmë janë 13 shtëpi botuese nga të cilat do të zgjidhet vetëm një, për të botuar tekstin e parë të përbashkët mes dy shteteve.
“Mbas këtij afati fillon vlerësimi nga ana e komisioneve të ngritura të përbashkëta të dy ministrive, dhe fituesi do të shpallet në fund të muajit prill. Kjo abetare do të përdoret që në ditën e parë të fillimit të shkollës, të vitit shkollor 2012-2013, në të dy vendet dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe në Republikën e Kosovës”, pohon Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit.
Për shtëpitë botuese në këtë garë seleksionimi pritet të plotësojë disa kritere, ndryshe nga përzgjedhja që bëhet midis tyre për tekstet e tjera.
“Një nga kushtet e konkurrimit është se duhet të jetë një marrëdhënie e përbashkët mes një shtëpie botuese shqiptare dhe një shtëpie botuese kosovare. Dhe autorët e abetares duhet të jenë patjetër me pjesëmarrje nga Shqipëria dhe Kosova”, thotë Kristiqi.
Kjo është nismë mes dy ministrive e cila pritet të konkretizohet edhe me tekste të tjera shkollore mes dy shteteve. Ndërkohë teksti i abetares në vendin tonë do të qarkullojë në tregun e librit përkrah teksteve të tjera të abetares që i përkasin autorëve të ndryshëm, ndërsa në Kosovë ky tekst do të jetë i vetmi dhe do të kushtojë tre herë më pak se sa abetarja e mëparshme, që kishte një çmim rreth 20 euro.