Forumi Kuq E Zi
I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Xhek PreçetajSharra për shumë kohë është parë si vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën për familjet rome, të cilët punonin çdo ditë duke mbledhur shishe plastike, bakër, etj. Por prej më shumë se dy muaj, kjo mundësi e tyre nuk ekziston. Edhe pse ata rrezikonin shëndetin nga helmet e mbeturinave tashmë kanë rrezikojnë jetën për bukën e gojës. E gjithë zona e vend-depozitimit në Sharrë, është rrethuar nga një rrjet hekuri e gjatë, e cila vjen pas një grope të gjatë të vendosur në të gjithë perimetrin e zonës dhe ruhen nga një roje. Këto masa mbajnë larg romët, për të hyr dhe për të punuar, aty. Ky vendim i Bashkisë Tiranë, ka sjell tepër irritim nga ana e familjeve rome, pasi ato shprehen: “Na kanë hequr bukën e gojës, nuk kemi më punë, nuk kemi më të ardhme në këtë zonë”.Burime zyrtare te Bashkisë së Tiranës në lidhje me këtë vendim theksojnë se në këtë mënyrë i shpëtojnë nga helmimet por nuk japin asnjë shpjegim se si do ti ndihmojnë ata që të sigurojnë mbijetesën për bukën e gojësShekulli vizitoj ditën e djeshme, ato 14 familje të mbetura në zonën përreth vend-depozitimit të mbetjeve në Sharrë dhe bisedoj me familjen Sula, e cila si mjet të vetëm jetese kishte mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve. Kjo familje përbëhej prej 6 prestarësh, babi Astriti i cili ishte 33 vjeç, nëna Zamira që ishte 28 vjeç dhe katër fëmijët e tyre, Embro (14 vjeç), Ibo (11 vjeç dhe kishte 3 vjet që punonte në mbledhjen e plehrave në zonën e vend-depozitimit), Klajdi (6 vjeç) dhe Denisa e cila ishte 4 veç. Në momentin kur mbërritëm, kryetari i familjes, Astriti dhe i biri i tij Ibo, ishin duke zhveshur disa tela bakri, për ti nxjerr në shitje. “Këto janë ato çka kam arritur të mbledh poshtë në Kombinat, bashkë me çunin. Nuk do arrimë të fitojmë shumë, maksimumi nja 10 000 lekë (të vjetra). Por gruaja është papunë, dhe fëmijët e tjerë nuk dalin për të punuar”, tregon Astriti.Sa fitonte në ditë kjo familje?Sigurisht puna dhe mbijetesa e tyre, varej nga vend-depozitimi i këtyre mbetjeve. Por sa mund të fitonte në ditë kjo familje? “Ne punonim të gjithë ditën në zonën ku ishin plehrat. Në to arrinim të siguronim para për të blerë bukë dhe për të plotësuar të gjitha nevojat tona. Unë fitoja të paktën 25 000 lekë në ditë”, tregon Astriti. Ndërkohë në krahun tjetër flet edhe e zonja e shtëpisë, nëse mundet të cilësohet kështu vendbanimi i tyre. “Po varej, nuk ishte fikse, sepse ishte edhe në varësi të atyre çka mblidhnim në ditë. Sepse nuk është se mblidhnim gjithnjë të njëjtën gjë. Ka pasur ditë që kemi arritur të siguronim edhe 40 000 apo 50 000 lekë në ditë, por kjo varet. Së bashku me ne punonin edhe Ibo me Embron (dy djemtë e familjes). Embro ka nja 7 vite që punonte me ne, ndërsa Ibo ka vetëm 3 vite, që punon së bashku me ne, kurse fëmijët e tjerë janë të vegjël”, tregon Zamira. Pra sipas Zamirës, dy fëmijët e tyre kanë dalë të punonin duke mbledhur plehra në moshën 7 dhe 8 vjeç. Por le të bëjmë një llogaritje të thjesht duke u bazuar në të ardhurat që siguronte minimalisht në ditë Astriti dhe prestarët e tjerë: 25 000 lekë/ditë x 4 persona = 100 000 lekë (të vjetra) në ditë. Pra me fjalë të tjera në ditë kjo familje do të kishte të ardhura shumë më të larta se normalja, apo dikush do ta kishte menduar ndonjëherë. Pa llogaritur më pas faktin se sipas zonjës, ata mundet të siguronin edhe deri në 50 000 lekë për person. Me sa duket Ky paska qenë një biznes shumë i mirë për romët, por jo vetëm kaq, pore dhe atyre pikave të grumbullimit që ndodheshin përreth zonës.
Të fitosh 100 000 lekë në ditë dhe të jetosh sërish në mjerim!Sigurisht kur mendon se një familje mund të marrë në ditë edhe mbi 100 000 lekë në muaj, atëherë menjëherë mendon se ata mundet të jetojnë jo në kushte luksi, por në kushte normale. Kjo nuk është kështu për familjen Sula, pasi edhe ata si gjithë të tjerët në atë zonë jetonin në ato barakat, e shëmtuara. Baraka, nuk tregonte kurrë që këta familjarë mundet të fitonin në ditë rreth 100 000 lekë, pasi ajo të jepte pamjen e një varfërie që qëndronte në kufi të mbijetesës. dy divane i kishin ngelur familjes, për të fjetur katër fëmijët, pasi divanin tjetër e kishin copëtuar për dru, në mënyrë që të ngroheshin në dimrin e ftohtë që kaloj. Më pas në dhomën e gjumit të vetme, që kishin në tokë në vend të tapetit, kishin shtruar një batanije të zezë. Krevati i vjetër ishte edhe paksa i deformuar. E vetmja gjë e vlefshme në këtë “shtëpi”, ishte televizori i ri, i cili ishte lidhur me 2 dekodera dixhital të cilat i kishin gjetur në grumbujt e mëdha të plehrave. Si i shpenzonin atëherë këto para? Këtë gjë familjarët nuk na e treguan.



Riciklues të vegjël, por tepër të nevojshëm

Një ekspert nga qendra sociale EPER, na tregon se këta romë janë tepër të nevojshëm për këtë zonë. Kjo për shkak se ata arrin të bëjnë një riciklim tepër të mirë të mbetjeve. Për këtë arsyeje kjo qendër sociale ka ndërmarr edhe një projekt për përfshirjen e këtyre familjeve në riciklimin e mbetjeve. “Ata janë një pjesë tepër e rëndësishme e procesit të riciklimit të mbetjeve. Kjo pasi interesi i tyre, për të marrë kanoçet, shishet plastike, letrat, etj. të cilat kërkoheshin nga pikat e grumbullimit, çonte në një riciklim të këtyre mbetjeve të cilat ndodheshin në këtë zonë. Prandaj prezenca e tyre, sa do që na tregon një ekonomi informate, gjithsesi tregon dobinë që kanë ata për këtë gjë, pasi mundësoj një riciklim të plotë. Megjithatë duhet theksuar se edhe për to ka rreziqe apo probleme serioze për sigurinë e tyre dhe shëndetin. Për këtë arsyeje shoqata jonë ka kërkuar që këta “riciklues”, të futen ën skemën e riciklimit të mbetjeve duke qenë se garantojnë një riciklim të mirë të mbetjeve. Sigurisht jo në këtë formë që është sot, por në një formë ligjore, si punë zyrtare. Kjo do të sillte një dobi për ata por edhe për shtetin. Pasi këta familje rome do të kishin një punë zyrtare me të cilën mundet të merreshin por edhe qeveria nuk kishte nevojë të paguante kompani të huaja për riciklim dhe të jepte këto pika me koncesion në mënyrë që ata të fitonin para me mbetjet tona, para të cilat mundet ti fitojë vetë shteti shqiptar dhe jo kompanitë e huaja apo private”,- tregon Marlind Dimçe ekspert i projektit “Kontributi i Romëve në riciklimin e mbetjeve, në qendrën EPER.



Mbyllen të gjitha pikat e grumbullimit të plehrave të ricikluara

Të gjitha ato pikat ku mbeturinat e ricikluara dërgoheshin për tu shitur nga romët me mbylljen e vendit të mbeturinave, janë mbyllur. Këto pika ishin hapur të gjitha rreth e përqark vend-grumbullimit, të mbeturinave në Sharrë. Aty romët shisnin edhe mbeturinat që mblidhnin. Sot mundet të gjesh vetëm vendin i cili ka ngelur i braktisur. Me sa duket mbyllja e këtij vend-grumbullimi, ka shkaktuar një dëm ekonomik edhe për këto “biznese” tepër të veçanta.



Djegie e barakave në shenj proteste

Në shenjë proteste për këtë vendim të Bashkisë së Tiranës, për të mbyllur vend-grumbullimin, kanë reaguar edhe romët në një mënyrë disi të çuditshme. Ata duke qenë se jetesën e tyre në këtë vend e kishin lidhur pikërisht me mbledhjen dhe riciklimin e këtyre mbeturinave, atëherë ata kanë djegur barakat e tyre. Kjo shenjë proteste disa familjeve në këtë zonë nuk është se ka friksuar sado pak Bashkinë, e cila vazhdon me vendosmëri, të mbaj vendimin e saj për mbajtjen mbyllur të këtij vend-grumbullimi. Por ku kanë shkuar këta romë dhe me çfarë merren? Familja Sula na e tregon: “Ata nuk kanë ikur. Një pjesë vazhdon të jetoj këtu, por në barake të tjera. Ato sot nuk kanë me çfarë të merren ashtu si ne, por kanë lëvizur dhe ikin në qytet dhe lypin për para”.





Intervista

Valbona Karamallari

Kush është mosha juaj? Sa vite keni që punoni këtu?

Unë jam 35 vjeç dhe kam afro 6 vite që punoj këtu në Sharrë duke mbledhur mbeturinat e ndryshme në atë zonën atje.



Çfarë mbeturinash mblidhnit ju?

Unë mblidhja gjithçka, si letër, ashtu edhe kanaçe apo bakër, etj. Gjithçka vetëm që me kusht që të mblidhja një tip të caktuar një ditë. Për shembull sot mblidhja kanaçe, nesër d mblidhja letër, pasnesër bakër, e kështu me radhë.



Sa fitonit në ditë me mbledhjen e këtyre mbeturinave?

Po nuk është se ka qenë fikse fitimi në ditë. Por megjithatë arrinim të fitonin edhe shumë para me to. Për shembull unë dhe im shoq kemi arritur të fitonim edhe 70 mijë lek në ditë (të vjetra) për person. Por ka pasur nga ato ditë që fitonim nga 40 deri në 50 mijë lek në ditë. Por edhe me raste 20 mije apo 30 mijë lek, por më pak jo.



Po sot?

Sot ska punë fare, sot me zor arrimë të qesim lekët për bukën e gojës.





Sonila Seriani

Çfarë moshe keni?

Unë jam 17 vjeç.



Kur keni filluar të punoni në mbledhjen e mbeturinave?

Kam filluar të punoj në mbledhjen e këtyre mbeturinave kur kam qenë 12 vjeç apo 5 vjet më parë.



Sa fitonit duke mbledhur mbeturinat?

Kam arritur të fitoj diku mbi 15 mijë lek në ditë.



Këto vetëm ju? Po familjarët e tjerë?

Po vetëm unë. Për vëllain dhe të tjerët, ata shpesh fitonin më shumë se mua në ditë.



Çfarë mblidhnit konkretisht në ditë?

Unë mblidhja çdo gjë, pasi merrja letra, kanaçe, plastik, etj. Megjithatë kërkoja shpesh atë që ishte edhe më e shtrenjtë, që ishte bakri.



Për çfarë i përdornit paratë?

Për familjen për të blerë ushqime, etj.



Po sot çfarë bëni?

Ja siç më sheh, rri në shtëpi pasi nuk kam punë për të bërë. Skam çfarë të bëj qysh kur Bashkia na e mbylli plehrat.





800 ton mbetje në ditë prodhohen në Tiranë

“Sipas strategjisë së menaxhimit të mbetjeve të Bashkisë së Tiranës, është përllogaritur që janë 800 tonë plehra në ditë që “gjenerohen”, nga popullsia e kryeqytetit. Kjo pasi një person sipas standardeve evropiane është menduar të “gjeneroj”, 0.8 kg mbetje në ditë”, tregon Marlindi. Sipas atyre që ai na tregon në bazë të kësaj strategjie të bashkisë që fillonte në vitin 2008 dhe do të mbaronte në vitin 2013, 30-37% të mbetjeve ishin plastikë. Atëherë le të bëjmë një llogaritje të sasisë së plastikës që prodhon si mbetje Tirana në ditë, dhe le të hamendësojmë se gjysma e tyre riciklohej nga romët në këtë zonë, dhe të shohim sa para mundet të fitohet në ditë me riciklimin e vetëm gjysmës së tyre.

800 ton/ditë x 0.3% plastikë = 240 ton/ditë plastikë

240 ton/ditë plastikë x 0.5 (nëse gjysma riciklohej nga romët në Sharrë) = 120 ton/ditë plastikë

1 kg plastikë shitet në pikat e grumbullimit me çmimin 18-22 lekë/kg, që do të thotë se mesatarisht çmimi është 20 lekë/kg dhe për një Ton, do të kemi çmimin 20 000 lek/ton

120 ton/ditë plastikë x 20 000 lek/ton = 2 400 000 lekë/plastikë do të fitohej në një ditë po të riciklohej gjysma e sasisë së plastikës nga romët në Sharrë. Shifër tepër e lartë kjo.





Bashkia Tiranë: “Rëndësi për ne ka jeta”

Bashkia e Tiranës, në lidhje me këtë çështje u shpreh se zona ishte e mbyllur ër shkaqe sigurie. Dhe sipas Bashkisë, theksi vendosej mbi rëndësinë që ka jeta por nuk dinë të japin asnjë përgjigje se si do jetojnë këta njerëz pa bukën e gojës. “Vend-grumbullimi është mbyllur për shkaqe të sigurisë, për shkak se në atë vend mund të ndodhnin nga momenti në moment, aksidente, mund të shpërthente një zjarr dhe në këtë mënyrë jeta e çdo kujt do të ishte në rrezik”. Më pas të pyetur në lidhje me kohën që është mbyllur ky vend-grumbullimi ata u shprehën: “Vend-grumbullimi është mbyllur një muaj më parë”, ndërkohë familjet rome tregojnë se ai është mbyllur mbi dy muaj më parë. Por në pyetjen e tretë atë, ku nëse Bashkia Tiranë ishte në dijeni të fitime të larta që mundet të siguroheshin me këtë riciklim, ata nuk preferuan të jepnin një përgjigje të saktë, por u shprehën se kërkesa paraprake nuk e përfshinte këtë pyetje ndaj personi i kontaktit nuk kishte informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sa gjynah varferia e tmerrshme I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës 2924271548 I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës 2924271548 I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës 2924271548

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons