Forumi Kuq E Zi
Pak njohuri mbi qytetin e Burrelit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pak njohuri mbi qytetin e Burrelit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Pak njohuri mbi qytetin e Burrelit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pak njohuri mbi qytetin e Burrelit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

mr_bean

mr_bean
VIP
VIP
PAK NJOHURI MBI QYTETIN E BURRELIT DHE RRETHIN E MATIT



Qyteti i Burrelit ndodhet në një distancë prej 93 km nga Tirana. Ai është i
vendosur mbi pllajë të rrafshët me lartësi 320 metra mbi nivelin e detit dhe i
rrethuar nga male. Kjo zonë ka qënë e banuar që në kohë lë lashta. Mendohet si
qëndër e banuar që në Shek e VIII B.C. Dëshmi për këtë fakt janë zbulimi i
tumave, janë 54 të tilla në gjithë rrethin e Matit, të cilat gjënden në
perëndim dhe veri perëndim të Burrelit. Këto tuma janë dëshmi e kulturës “Ilire
te Matit”. Vetë Burreli është krijuar si qytet në vitn 1922 si qëndër e rrethit
të Matit. Në qytet bie në sy një park me sipërfaqe 4 hektarë.


Historia
31 Korriku eshte festa e çlirimit te Burrelit nga Gjermanet me 1944. Festohet
pothuajse ne te gjithe rrethin e MATIT por me qender Burrelin. Burreli ka qene
konsideruar si qyteti i molleve sepse qe ne hyrje trotuaret kan pas te
rreshtuar peme me molle. Lulishtja e Burrelit e cila u zhvillua nga Mbreti Zog
eshte e shquar sepse nga siper shfaqet si forma e flamurit shqiptar me dy
krenaret.Mati shquhet si vendi i kuvendeve dhe nje fole e pamposhtur trimash
dhe luftetarve dhe gjeneraleve te medhej. Libri i par shqip eshte shkruajtur ne
MAT nga Autori Pjeter Budi, dhe gjithashtu eshte shpallur pamvarsia e kishes
katolike shqiptare per here te pare po nga kryengritesi Pjeter Budi. Pavarsish
se eshte shum e diskutueshme dhe e kundershtushme, me analizat dhe kerkimet me
te fundit MATI eshte vendlinja e Gjergj Kastriotit Skenderbeu heroi me i madh
kombetar (perkrenarja e Skenderbeut mban titullin Princ i Matit dhe Mbret i
shqiptareve). Ne kohen e regimit komunist Burrelsat/Matjanet kan qen pseodonuar
me fjalen "Zogista". Kjo e fundit eshte shkak i Mbretit Zog i cili
lindi ne Burgajet to MATIT dhe ky i fundit kishte nje perkrahje te madhe nga
bajraktaret e Matit kur erdhi ne pushtet ne 1924. Mbreti Zog i pare njihet ne
historine shqiptare si diplomati me i madh i njeqind vjecarit te fundit.
Gjeografia
Burreli ka rreth 60 000 banore me nje siperfaqe rreth 10km2. Eshte rrethuar me
rrugen e cila quet "unaza e Burrelit". Lumi MAT buron ne Suç te MATIT
ne malin e Kaptinës dhe me gjatesi 115km derdhet ne Adriatik. Ndermjet lumit
jane ndertuar dhe dy Hidrocentrale ai i Shkopetit dhe i Ulzes te cilet funizojn
Matin, nje pjese te mire te veriut dhe nje pjese se Kryeqytetit Tirane. Lumi
duke rrjedhur nga ura e Matit eshte nje pjese e madhe e argetimit te banoreve
se Burrelit ne vere. Ura eshte nje nder urat me te vjetra e cila u ndertua nga
Italianet. Macukulli eshte fshati me i madh i Matit dhe i Shqiperise.



Emri
Origjinën e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por
ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj.
Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur
N.Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën
mat`anë(mat`anë lumit, mat`anë bregut).
Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve,
përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.


Përshkrimi dhe Temperatura
Mati shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. Siperfaqja e rrethit është 997
km katrorë.
Dendësia e popullsisë është 69 banorë për km katrorë. Në qytet banojnë 27% e
popullsisë ndërsa pjesa tjetër banon në fshat.
Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejës, zbret në Qafë-Murrë
pastaj ngjitet nëpër majat e maleve të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të
jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj me në jug kufizohet me
malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe Bulqizës.
Nga këtej kufiri vijon në Malin me Gropa për të zbritur në qafën e Murrizës,
vazhdon më tej duke u ndarë me rrethin e Tiranës, zbret në Qafë-Shtame, për tu
ngjitur ne drejtim të veriperendimit në vargmalet e Skënderbeut, ku kufiri
ndahet me rrethin e Krujës, vazhdon me Qafën e Belegut dhe përfundon në grykën
e Shkopetit, që ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndërsa nga ana
veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut
me kodrat e Prosekut, ku terrenet janë më të hapura dhe më të kalueshme, pastaj
kufiri mbyllet për tu ndarë me rrethin e Mirditës.
Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjërësi
veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjërësi lindore Ulëz Shkopet është vendi ku
janë krijuar kanionet më të thellë e më të rëndësishme në Shqipëri.
Tipike për këto ngushtime është Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellë
e çarë nga lumi Mat para se të dalë në fushë. Relievi ngrihet mbi nivelin e
detit në lartësinë më të madhe 2246 metra qe është Maja e Dejës.Dallohen katër
nivele tarracore, që përbëjnë gropën e Matit nga Klosi deri në Ulëz. Në njërën
nga këto tarraca lumore është vendosur qyteti i Burrelit.
Klima në luginën e Matit është afërsisht si mesatare e klimës e gjithë
Shqipërisë, lidhet me brezin e klimës mesdhetare e cila karakterizohet nga vera
e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i
butë në luginë dhe disi i ashpër në brezin malor.
Temperatura mesatare vjetore ne Luginën e Matit është afro 14 gradë celsius në
ditët më të nxehta të korrikut arrin 38 gradë.
Muaji më i ngrohtë është korriku me temperaturë mesatare 24 gradë, ndërsa më i
ftohti është janari me temperaturë mesatare +4 deri 0 gradë celsius.
Ditët me diell zënë 88-90% të ditëve të vitit.

http://albcom.all-forum.net/forum

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Bravo Klodi...veprim i mire. Pak njohuri mbi qytetin e Burrelit 2745335197

mr_bean

mr_bean
VIP
VIP
thnx kristina .... nese ju duhet me teper informacion mund te gjej dhe te postoj perseri ....

http://albcom.all-forum.net/forum

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Av ash lal mbaj gojen se per Burrelin ka sa tduash nuk esht naj vend i humbur....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pak njohuri mbi qytetin e Burrelit 1191244582-burreli
Burreli
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqiperisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire” Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave.
Origjinën e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj. Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën mat`anë(mat`anë lumit, mat`anë bregut). Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.
Gjurmë të kulturës Ilire.
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqiperisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire” Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave. Në vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gërmuan edhe 35 tuma të tjerë ilire ku pjesa më e madhe e tyre i përket periudhës së parë të hekurit. Në vitin 1971-1984 u zbuluan e u gërmuan dhe 18 tuma të tjera duke çuar numrin e tumave në 53. Kultura e tumave e varreve në Mat përfshin periudhat e bronxit të mesëm e deri në shekujt e parë të erës sonë. Përveç studimeve të kodërvarreve janë studiuar dhe disa vendbanime shpellore që ndodhen në veri të fshatit Bruç si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Këputës, Pëllumbave dhe Nezirit.Gërmimet e ndryshme arkeologjike kanë zbuluar gjurmë material që nga periudha e paleolitit të mesëm, në neolit e më pas. Ato hedhin dritë mbi ritet , doket e ilirëve, e arbërve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor që shprehet në vendbanimet e tyre në kala në qyteza në mënyrën e ndërtimit të tuneleve, varreve, ritit të varrimit etj... Në tumat e Matit janë gjetur me shumicë objekte zbukurimi të cilat, në të shumtën e rasteve janë prej bronxi, por janë gjetur edhe objekte prej ari siç janë dy temthorë spiralike. Këto objekte janë fibula të permasave të ndryshme të njohura në Ballkanin jugor dhe në Iliri që nga fundi i epokës së bronxit si dhe fibula të tjera. Janë gjetur armë dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharë i quajtur ”Sica”, përkrenarë ilire, pafta bronxi të shekullit VI-V p.e.r. Një grup të larmishëm përbëjnë stolitë e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varëset, byzylykët dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitë janë përpuanuar nga mjeshtrat vëndas, pirustet, të cilët banonin në luginën e Matit, Mirditës, Pukës që kishin për zanat shkrirjen e përpunimit të metaleve.
PËRKRENARJA E ILIRËVE E GJETUR NË MAT KA QENË NË PËRDORIM DERI NË PUSHTIMIN ROMAK.Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar në Lezhë, Shkodër, Bujan të Tropojës, Kukës etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në Vlorë . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve.Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons