Pas 12 mije viteve Holoceni, epoka gjeologjike ne te cilen jetojme, mund te dale ne pension per t’i lene vendin Antropocen-it, nje epoke te re ne te cilen planeti formohet dhe modifikohet me shume nga veprimtarite e njeriut sesa nga fenomenet e medha gjeologjike.
Termi ” Anthropocene” nuk ka hyre ende ne nomenklaturen zyrtare, por eshte gjithnje me i perdorur brenda komunitetit shkencor; eshte perdorur per here te pare ne vitin 2002 nga Nobel Paul Crutzen, nje kilmatolog qe ka perqendruar studimet mbi efektet e aktivitetit njerezor mbi klimen dhe atmosferen e planetit.
Pak dite me pare Geological Society of America (Shoqeria Gjeologjike e Amerikes), ne mbledhjen e saj vjetore ka perdorur termin ne titullin e ngjarjes:”Antropocene: E kaluara si celes per te kuptuar te ardhmen”.
Fakti eshte domethenes sepse gjeologjia eshte nje dege e shkences me konservatore dhe per gjeologet pranimi i futjes se nje epoke te re brenda historise se tyre nuk eshte aspak e lehte.
Megjithate, deshmite e asaj qe njeriu eshte duke bere ne mjedisin qe i rrethon ata jane te paperfillshme, duke u nisur nga nivelet e Co2 qe jane me te larta te 800 mije viteve te fundit.
Por jo te gjithe jane dakord me kete teori te njerezimit shkaterrues:”200 vite te aktivitetit industrial njerezor nuk jane asgje”, shpjegon per mediat Patrick de Wever, anetar i shoqerise gjeologjike franceze. “ Le te mendojme per 40 mije vite te tjera”, por atehere mund te jete shume vone