Katër balena të mëdha kanë dalë në breg të detit të në qytetin bregdetar të Yancheng, në provincën lindore të Jiangsu, ndërsa mishi i tyre u nda në pjesë dhe mor nga banorët e zonës.
Siç raporton China Daily, balenat u gjetën buzë detit me pjesën më të madhe të trupit jashtë ujit.
Ndonëse ishin bërë disa tentativa shpëtimi gjatë orëve të fundit, asgjë nuk rezultoi efektive për to, ndërsa përfunduan si ushqim në pjatat e kinezëve.
Katër balenat me gjatësi mbi 18 metra dhe me peshë 22-44 ton u gjetën të gjalla të premten e shkuar dhe që nga i moment në bashkëpunim me departamentin e peshkimit u menduan 5 plane të ndryshme shpëtimi, duke përdorur edhe helikopterë dhe anije me dimensione të mëdha për të mundësuar kthimin e balenave në det të hapur.
“Për shkak të përmasave të tyre dhe gjendjes fizike të balenave, nuk u bë e mundur asgjë për shpëtimin e tyre”, shpjegoi Xu Xinrong, studiues në Universitetin e Nanchino, ndërsa shtoi se balenat me trup më të vogël do ishin më të lehta për tu shpëtuar.
Me të mësuar për ngjarjen me qindra njerëz u afruan në plazh për të marrë pjesë dhe për të bërë fotografi.
Nga ana e policisë vendase thuhet se disa njerëz ndoshta gjatë natës kanë copëtuar njërën nga balenat duke vjedhur copa mishi, të cilat dyshohet të jenë marrë për konsum.