Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë rrahuar sot nga dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, njofton gazeta Koha.
Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta, kanë ikur në drejtim të sheshit të Shkupit.Per me shume shikojeni videon me poshte ...