E. Senja
Tregu i telefonisë celulare është karakterizuar nga një konkurrencë e fortë midis kompanive në treg gjatë vitit të shkuar. “Lufta” midis kompanive është ashpërsuar edhe më tej në momentin kur ka filluar të ofrohet shërbimit i portabilitetit të numrit, nëpërmjet të cilit abonentët mund të ndërronin operatorin pa ndërruar numrin. Një gjë e tillë ka bërë shumë të lehtë kalimin nga njëri operator në tjetrin, gjë të cilën operatorë të ndryshëm kanë tentuar ta përdorin për të rritur numrin e tyre të abonentëve.
Autoriteti i Konkurrencës është përballur me të paktën gjashtë ankesa nga kompanitë që operojnë në tregun e telekomunikacionit, përfshirë edhe ato të internetit për sjellje të pandershme në treg. Një rast tipik është ai që ka ndodhur pas ofrimit të shërbimit të portabilitetit të numrit, ku një operator celular është ankuar për një operator tjetër se ai telefonon abonentët e tij duke iu bërë thirrje që të ndërrojnë rrjetin. Pas dërgimit të çështjes në Autoritetin e Konkurrencës, ky institucion ka vendosur që të mos fillojë hetimin e rastit me arsyetimin se nuk përfshihej në fushën e aktivitetit të saj.
Por krahas kësaj, kompanitë nuk janë mjaftuar vetëm me nxitjen në mënyrë direkte të abonentëve të “konkurrentit” për t’i kaluar në rrjetin e tyre por kanë tentuar edhe në rrethana të tjera. Një ankesë e këtij lloji i ka shkuar Autoritetit të Konkurrencës nga një operator tjetër celular. Ankesa kishte të bënte me faktin se një operator celular kishte ulur çmimet nën kosto me qëllim marrjen e klientëve. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë përsipër të hetojë këtë rast duke e arsyetuar kundërshtimin me faktin se klientët kanë të drejtë që të zgjedhin cilin operator të dëshirojnë duke u nisur nga çmimet më të leverdishme që ofron secili. “Pas shqyrtimit të kësaj ankese u arrit në përfundimin se klientët kanë të drejtë të zgjedhin operatorin nga i cili duan të marrin shërbimin e telefonisë së lëvizshme dhe në çdo kohë të zgjidhin kontratën me një operator, duke e lidhur atë me një tjetër, nëse kushtet e ofruara nga ky i fundit janë më favorizuese. Autoriteti ka dalë në konkluzionin se kjo ankesë nuk është objekt i ligjit”, -shpjegohet në raport.