Pavarësisht se vetëm pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovë pasi pjesa tjetër e ka bërë një gjë të tillë tashmë, zyrtarisht BE ende nuk e njeh Kosovën si shtet.
Edhe pse së fundmi ka një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për përfaqësimin e Kosovë në takimet rajonale, BE ia akordon fondet Kosovës si pjesë të Republikës së Serbisë.
Në një dokument zyrtare, të Komisionit Evropian, pranë fjalës “Pristina” shkruhen inicialet “RS” (Republic of Serbia) dhe më pas titulli i projektit për të cilin Brukseli ofron përkrahje financiare.
Dokumenti
“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë dhe Bruksel nuk kanë qenë në gjendje që gjatë së hënës të qartësojnë çka nënkuptojnë këto iniciale. Sidoqoftë, ato është shumë lehtë të deshifrohen marrë parasysh inicialet që shkruhen në dokumentet për projekte që i financohen Serbisë, pasi siç mund të shihni edhe në foton e publikuar inicialet “RS” përdoren krahas Beogradit dhe të njëjtat edhe krahas Prishtinës”, raporton e përditshmja kosovare “Zëri”.
Kjo është hera e parë që pas shpalljes së pavarësisë së saj, që BE e trajton Kosovën si pjesë të Republikës së BE-së. Në një dokument të mëparshme, Brukseli e ka ndarë Kosovën në lumen Ibër. /F.Stafa/