Kushtrim Dukagjini
Partitë e vogla, pavarësisht sistemit zgjedhor, përsëri të vogla do të mbeten. Ato u bëjnë shantazh jo vetëm dy partive të mëdha me kërcënimin se “pa ne do të humbni pushtetin”, por ato e kërcënojnë dhe shantazhojnë të gjithë elektoratin shqiptar. Kjo, sepse sipas tyre “edhe po të kesh vetëm 2.5% të votave, ju gjithësesi doni ti keni 3 deputet ne Parlamentin shqiptar, pra do te keni deputet ne disproporcion të plotë me forcat tuaj reale”. Mirëpo, Paskal Milo ben sikur harron që ishte pikërisht ai që u nda nga Skënder Gjinushi dhe nga kjo ndarje e në vazhdimësi socialdemokratët nuk arrijnë që t’i kenë votat të mjaftueshme nga elektorati, e për pasojë ka shumë vite që këto dy parti simotra mbesin jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Për këtë maskaradë të socialdemokratëve si puna e Milos e Gjinushit, ka 7 vite që paguan e majta e Shqipërisë e cila ka mbetur në opozitë por jo se ka fituar e djathta me në krye “djathtistin” Sali Berisha. Ndaj, tani Paskal Milos duket se nuk i ka mbetur gjë tjetër, por të shkojë e të bashkëpunojë me Sali Berishën, ashtu siç bëri edhe Ilir Meta pas zgjedhjeve të vitit 2009, apo siç ka bërë Milo me Gjinushin pas fitores së PD-së në vitin 1992. Të nderuar lexues të ‘Shekullit’, sado të mëdha qofshin shtetet e Bashkimit Evropian, në asnjërën nga ato nuk ka më shumë parti politike sesa në Shqipëri e Kosovë dhe ky është fakt.
Përshembull, në Gjermaninë me 81 milionë banorë janë vetëm 5 a 6 parti që marrin pjesë në zgjedhje, dy nga të cilat janë të mëdha, ndërsa 3 apo 4 të tjera janë parti të vogla të cilat mezi e kalojnë pragun prej 5%, prag i domosdoshëm për tu përfaqësuar në Paralment, qoftë në Parlamentin Federativ, qoftë në Parlamentet e Republikave, ose siç quhen në Gjermani, ‘lande’. Besoj se të gjithë ata që kanë sadopak njohuri e dijne se në Gjermani në zgjedhje marrin pjesë SPD-ja (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë), CDU/CSU-ja (dy parti të qendrës së djathtë, të cilat janë në koalicion të përhershëm), Die Grünen (partia e gjelbër me përcaktim të majtë politik), FDP-ja (parti e djathtë), pastaj vijnë PDS, (tani quhet “Die Linke”, parti me përcaktim të majtë politik), si dhe kohëve të fundit ka dalë në skenë një parti e re, e cila çuditërisht quhet Piraten Partie (partia e piratëve), e cila nuk ka ndonjë përcaktim të theksuar ideologjik.
NDP-ja është ndaluar me ligj sepse ajo ka qëndrim të djathtë radikal ndaj dhe nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Nga kjo që shkrova me sipër shihet se në çfarë gjendje katastrofike gjendet Shqipëria dhe Kosova në raport me shtetet e BE-së. Po a ka maskarallëk më të madh sesa në Shqipërinë 3-milionëshe të mbajmë në kurriz 20 a 30 parti politike, të cilat kanë 20 vjet që e rropën për së gjalli popullin e mjerë shqiptar? Dua tu them partive të vogla politike shantazhuese se pak ju duken që ka 20 vite që vuan populli shqiptar nën tutelën e kryeministrave Fatos Nano, Sali Berisha dhe Ilir Meta? Vetëm prej këtyre pseudo-partive u bëmë gazi i botës për të keqen tonë.