Forumi Kuq E Zi
Po shndërrohemi si “peshkatarët” mesjetarë të Butrintit ?10 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Po shndërrohemi si “peshkatarët” mesjetarë të Butrintit ?10 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Po shndërrohemi si “peshkatarët” mesjetarë të Butrintit ?10 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Po shndërrohemi si “peshkatarët” mesjetarë të Butrintit ?10 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Po shndërrohemi si “peshkatarët” mesjetarë të Butrintit ?10 Kristi1Nga Kristi Pinderi

Javën që kaloi dy ishin lajmet alarmante që ngelën krejtësisht pa koment nga opinioni publik që edhe këtë herë tregoi se ka filluar të tkurret në mjerimin e përditshëm dhe në përpjekjet për të siguruar mbijetesën, njësoj si banorët e Butrintit të lavdishëm që përfunduan ngadalë ngadalë në peshkatarë të mjeruar të një vendi që kishte patur dikur shkëlqimin më të pabesueshëm për kohën.

Lajmi i parë ka të bëjë me artikullin se si mafiozët e jugut të Italisë kanë mundur të qarkullojnë m’u para hundës së shtetit dhe shoqërisë miliarda pa u pikasur, madje duke u privilegjuar. Lajmi i dytë ishte ai i kompanive që kanë fituar më shumë miliarda në tenderat publikë të këtij vendi dhe skema që ata kanë përdorur për të mbajtur sa më lart fitimet e tyre, lajm ky që Shekulli e botonte edhe me disa pyetje që të lenë shijen e dyshimit të fortë e që kanë të bëjnë me faktin: si ka mundësi që janë gjithmonë pak kompanitë që i vjelin më shumë fondet e këtij vendi për vepra publikë?!

Krahasimi që do më duhet të bëj më poshtë, mes Shqipërisë së sotme dhe Butrintit mesjetar, apo mes Shqipërisë së sotme dhe Foinikes së kohës kur teatrin antik e shndërroi në vendgrumbullim për plehrat urbane, mund të mos jetë plotësisht me vend. Por tregon një tendencë tashmë të faktuar historike që popujt të cilët ngarkohen me dilemën e urisë, të mbijetesës në kushte të vështira, dalëngadalë e harrojnë fuqinë e tyre dhe shndërrohen në peshkatarë, apo në banorë që nuk duan më t’ia dinë as për të mirën publike e as për krenarinë, dinjitetin apo shkëlqimin e përbashkët.

Sapo hyn sot në qytetin e Butrintit në të majtë, ndodhet një kullë e dikurshme e fortifikimit antik e cila ka arritur të dokumentojë një moment tragjik në historinë e atij qyteti. Tamam në atë kullë, rreth shekullit të shtatë një popullsi e vogël e Butrintit ishte vendosur pas trazirave historike të dyndjeve të mëdha. Në shekujt e 8 dhe të 9-të pas Krishtit, ajo u pushtua nga qeveritarët e qytetit, derisa në një moment, u shkatërrua nga një zjarr. Të ndërgjegjshëm se zjarri nuk do të kishte lënë asgjë të vlefshme në rrënojat e kullës, arkeologët e vazhduan punën pa ndonjë entuziazëm të dukshëm.

Por ajo që nuk e kishin menduar ndodhi kur, në një shtresë të poshtme të dyshemesë së dikurshme të kullës, zbuluan një koleksion të plotë me objekte prej qeramike, të cilat, sipas specialistëve të Fondacionit Butrinti, që po i studiojnë, janë unikale dhe të pa hasura në vende të tjera. Veç qeramikës, arkeologët zbuluan dhe objekte të tjera gjithashtu unikale, prej qelqi dhe metali. Dalëngadalë qyteti nisi të zhvendoste jetën e tij përballë, atje ku shtrihet sot fusha e Vrinës, e po ashtu në mënyrë ritmike nisi të humbiste shkëlqimin.

Por asnjëherë nuk u zhduk! Gjithmonë u jetua nga njerëz autoktonë apo edhe të ardhur meqë ishte në rrugë strategjike të shkëmbimeve ekonomike, kryesisht të produkteve të detit. Ata që kishin bërë histori të lavdishme, e shndërruan veten në peshkatarë të mjeruar pa ndonjë vëmendje të veçantë ndaj zhvillimeve politike të kohës dhe me një indiferencë të habitshme ndaj kujtdo pushtetari të Kostandinopojës që u vinte e u ndërtonte vilën e vet m’u aty, para hundës së tyre…

Krahasimi tjetër i Shqipërisë së sotme dhe fenomenit të indiferencës ndaj çështjeve me rëndësi publike, vjen nga Foinike, kryeqyteti i famshëm i Epirit ku ndodhet një prej teatrove më befasues antikë që janë zbuluar ndonjëherë në territorin shqiptar. Dhjetëra mijëra vende kishte ai teatër, madje arkeologët besojnë se aty shkonin për t’u argëtuar e për të marrë kulturë edhe banorë jashtë mureve rrethues të qytetit (sot i quajmë banorë ruralë ata). Por, kur me një grup arkeologësh italianë ne studentët e arkeologjisë dhe specialistët shqiptarë nisëm bashkë me ta të kuptonim më shumë në atë qytet, u bëmë dëshmitarë të një zhvillimi dramatik! Nuk kuptohej pse në teatrin e qytetit madhështor që do të ishte, po ta krahasonim me kohën e sotme, si Sheshi Skënderbej (fjala vjen), zbulonim mbetje inerte të qytetit që u përkisnin kohërave të mëvonshme!

Teatri i famshëm dalëngadalë ishte shndërruar nga një medium krenarie, kulture dhe qytetarie, në një gropë për mbetjet e përditshme! Në një fushë Sharre të sotme! Ata banorë, dalëngadalë, si edhe ata të Butrintit, kishin nisur të kujdeseshin për përditshmërinë e tyre tërë mjerim dhe e kishin harruar përgjegjësinë kolektive dhe shkëlqimin apo dinjitetin e përbashkët. Unë e kam një ide, pse çështje madhore që do duhet të investigoheshin me shumë seriozitet sot, si ato dy lajmet që përmenda më lart, kalojnë sot pa asnjë koment, e pa asnjë vëmendje. Ne, të zhytur në përditshmërinë plot vuajtje të sigurimit të një rroge, në një kohë që vetëm qëndrueshmëri financiare nuk transmeton, kemi filluar të shndërrohemi si “peshkatarët” e Butrintit, apo si banorët e e Foinikes që në një moment të caktuar besuan se tempulli i qytetërimit të tyre të dikurshëm, nuk i hynte në punë as dreqit… Kjo është e trishtueshme…

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
epo me ni gjo do merremi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons