Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka shprehur dje pakënaqësinë për ecurinë e hetimeve për 21 janarin. Në intervistën e dhënë mbrëmë për VOA, Rama ka treguar pozicionin e PS-së për reformën zgjedhore, çështjen e statusit të kandidatit, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm dhe për marrëdhëniet me aleatët e koalicionit të majtë.
Çfarë prisni nga takimi që keni në Departamentin e Shtetit?
Ky është një takim që bëhet me ftesë nga Departamenti i Shtetit dhe për mua është një kënaqësi e veçantë që në hapësirën e këtij takimi të mund të forcoj komunikimin në funksion të interesave të përbashkëta, që janë interesa që lidhen drejtpërdrejt me mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri, me integrimin e Shqipërisë në BE dhe me transformimin e jetës në Shqipëri në funksion të qytetarëve për një shtet funksional dhe në shërbim të standardeve demokratike.
Në kuadër të reformave që Shqipëria duhet të kryejë për të arritur synimin e saj madhor, në drejtimin e politikës së jashtme, integrimi në BE, duhet pjesëmarrja e dy forcave politike dhe angazhimi i tyre. deri më sot, PD dhe PS fajësojnë njëra-tjetrën për bllokimin e procesit. A mendoni ju se Shqipëria do të jetë në gjendje që në fund të vitit të marrë statusin e kandidatit?
Unë besoj se pavarësisht se çfarë thonë palët është shumë e qartë se integrimi në BE është një proces i cili zhvillohet mbi bazën e rekomandimeve të vetë Komisionit Evropian dhe rekomandimet e Komisionit Evropian janë të qarta. Opozita shqiptare ka marrë përsipër të gjithë pjesën e vet ndërkohë që i takon qeverisë të marrë përsipër pjesën e saj. e nëse në atë pjesë që ne kemi marrë përsipër gjërat duket s epo shkojnë më së miri, pasi kemi krijuar kushtet për një konsensus të rëndësishëm në sallën e Kuvendit, në pjesën që i takon cilësisë së qeverisjes, që lidhet me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që lidhet me performancën e sistemit gjyqësor e kështu me radhë duket se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. E pra, le të jemi të qartë, është e lehtë të fajësojmë njëri-tjetrin, siç është e lehtë që në gjykimin e palëve të mbetemi tek përcaktimi që të gjithë janë njësoj, por jo vetëm të gjithë nuk janë njësoj, por nuk kanë të gjithë njësoj të njëjtën përgjegjësi. Është absolutisht e qartë që përgjegjësia kryesore për mbarëvajtjen e punëve në një vend është përgjegjësia e qeverisë dhe barra kryesore për të shkuar drejt marrjes së statusit është përsëri e qeverisë. Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që Shqipëria të mos e humbasë për të tretën herë mundësinë për të marrë statusin e kandidatit.
T’ju pyes për reformën zgjedhore. Ajo duhet të përfundonte në fund të shkurtit, por mandati është shtyrë tashmë për në fund të prillit. Ku i shikoni ju problemet më të mëdha që dy forcat kryesore nuk po bien dakord për përfundimin e kësaj reforme që po vonohet?
Në tryezën e reformës zgjedhore ne kemi vendosur pikat ku mendojmë se duhet të fokusohen palët, në funksion të asaj ç’ka ka konstatuar dhe pastaj ka rekomanduar misioni i OSBE-ODIHR-it. E në rast se në çështje që lidhem me përmirësimin e sistemit zgjedhor mund të kemi mungesë dakordësie, bazuar në vullnetin politik të secilës palë dhe çështje që lidhen me përcaktimin e rregullave të lojës dhe me adresimin e atyre problemeve që kanë shkaktuar gjithë ato situata tërësisht të papëlqyeshme me zgjedhjet në Shqipëri dhe kanë cenuar integritetin e tyre është e domosdoshme që palët të gjejnë dakordësi, në rast se secila palë do vërtetë zgjedhje të lira dhe të ndershme.E kushnë këtë përpjekje i bie ndesh parimit të dakordësisë sigurisht që pastaj është plotësisht i dyshueshëm për mungesë vullneti për të pasur zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Një prej çështjeve që mund ta quajmë “thembra e Akilit”, është çështja e sistemit. A do të vazhdojë PS të këmbëngulë në ndryshimin e sistemit, gjë që maxhoranca e kundërshton?
Ne e kemi bërë të qartë dhe unë e përsëris edhe përpara jush që ka hapësirë për përmirësim të sistemit zgjedhor në funksion të dhënies vlerë të barabartë të çdo vote në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të një përfaqësimi më të drejtë të të gjitha votave politike që marrin votën e shqiptarëve. Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste.
A parashikoni ju, që reforma zgjedhore mund të kthehet në një problem midis jush dhe aleatëve, të cilët kërkojnë përfaqësim më të madh?
Me aleatët ne kemi dakordësi të plotë dhe në tryezën e reformës zgjedhore ne flasim edhe me zërin e tyre.
Të kthehemi në një çështje tjetër, mjaft e debatuar në Shqipëri, tek 21 janari. Kanë filluar hetimet për ngjarjen, por unë do të ndalem te organizimi i protestës. Në një intervistë që dha para disa ditësh, ambasadori amerikan tha se ka mosmarrëveshje pak a shumë të thella me mënyrën se si e koncepton pala amerikane ngjarjen dhe si e ka interpretuar PS-ja këtë ngjarje. Si do t’i përgjigjeshit ju këtij komenti të ambasadorit dhe e parë nga sot, a shikoni ju përgjegjësi për mënyrën se si u zhvillua rrjedha e ngjarjeve në 21 janar?
Unë mendoj se faktet flasin më mirë se sa çdo koment që unë mund të bëj. 132 persona, ndër protestuesit janë ndaluar, janë hetuar, janë gjykuar dhe kanë paguar pjesën e tyre të përgjegjësisë, në një proces që është deri më sot, tërësisht i pabarabartë, sepse ndërkohë që protestuesit e kanë pasur të gjithë pjesën e tyre të përgjegjësisë karshi ligjit, si pjesë të një procesi, nga ku kanë dalë edhe të dënuar për shkeljen e ligjit. Nga ana tjetër vrasësit dhe urdhëruesit e tyre vazhdojnë të jenë të pagjykuar dhe të pandëshkuar, as moralisht, as politikisht dhe aq më keq as ligjërisht. Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e qartë në qëndrimet e saj, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe për asnjë moment, në asnjë rast nuk i është kundërvënë hetimit dhe gjykimit të të gjithë atyre që ishin pjesë e një proteste që fatkeqësisht degradoi në dhunë.
Megjithatë hetimet për përdorimin e forcës vazhdojnë dhe është shpejt të thuhet nëse do të ndëshkohet apo s’do të ndëshkohet njeri, por pyetja ime më konkrete ime ishte kjo: a kishte synim PS, atë ditë të organizonte një protestë të dhunshme dhe të provokonte forcat e rendit?
Absolutisht jo dhe për më tepër më lejoni t’ju sjell në vëmendjen tuaj që të gjithë ata që janë hetuar për një dyshim të tillë janë hetuar nga policia e shtetit, e cila ka konkluduar që nuk ka pasur asnjë provë të vetme që të mund të vërtetojë hipotezën që pas shprehjes së dhunshme të protestës ka qëndruar një plan i PS-së apo Partia Socialiste si e tërë. Dhe më lejoni të shtoj këtu se për të marrë dëshmi që do të mund të çonin në këtë drejtim, njerëzit e ndaluar janë rrahur barbarisht në komisariatet e policisë dhe kjo është e provuar edhe nga raporti i Komitetit të Helsinkit ashtu sikundër edhe nga vetë Avokati i Popullit.
Të ndalemi tek zgjedhja e Presidentit. Koha po afron. Një prej emrave të përmendur është ai i ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano. Ju kërkoni një President konsensual. Nga ana tjetër zoti Nano është ofruar dhe ka shfaqur ambicie të jetë një kandidat mbi palët, siç jeni shprehur ju vetë për të. A do ta mbështesë PS-ja kandidaturën e tij?
Qëndrimi i PS-së është i qartë dhe transparent. Ne mendojmë që Shqipërisë i duhet një president, i cili të jetë garant i unitetit kombëtar dhe padyshim edhe garant i atij zinxhiri institucionesh që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Presidentin e Republikës. Për këtë duhet një proces dhe duhet një dakordësi mes palëve për të vënë interesat kombëtare dhe interesat edhe të integrimit të vendit, sepse ky është edhe një test për pjekurinë e klasës politike dhe vetë vendit në një proces´si ai i integrimit mbi interesat e palëve. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Ne nuk hyjmë në emra dhe nuk paragjykojmë askënd, sepse besojmë se emrat duhet të jenë rezultat i procesit dhe jo procesi në funksion të emrave.
Zakonisht në gazetari kur pyetet për një emër konkret dhe kur nuk ka as pohim, as mohim më tepër përgjigja anon drejt pohimit. Pra, nuk e përjashtoni mundësinë që PS edhe mund ta mbështesë?
Ne e përsëris, duam që Shqipëria të ketë një President të pranuar dhe të votuar nga të gjitha palët. Ky është vizioni ynë dhe ky është qëllimi ynë. Se sa kjo është e realizueshme, sigurisht që ju duhet të pyesni edhe palën tjetër, pasi ne mund të flasim vetëm në emër të njërës palë.
Shekulli