Forumi Kuq E Zi
Shtrenjtimi i sigurimeve, konkurrenca nis hetimin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shtrenjtimi i sigurimeve, konkurrenca nis hetimin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shtrenjtimi i sigurimeve, konkurrenca nis hetimin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shtrenjtimi i sigurimeve, konkurrenca nis hetimin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Shtrenjtimi i sigurimeve, konkurrenca nis hetimin Trafik-300x212Emirjon Senja

Rritja e papritur e çmimeve të policave të sigurimit duke bërë që çdo i siguruar të paguante të paktën dy herë më shtrenjtë duket se nuk do të kalojë vetëm më ngritjen e problemit nga media në opinionin publik. Kjo e fundit ka ndikuar në nxitjen e Autoritetit të Konkurrencës për të ndërmarrë hetime në tregun e sigurimeve në lidhje me zhvillimet më të fundit në të për të parë nëse kemi të bëjmë me shkelje të konkurrencës nga kompanitë që operojnë në këtë treg. Lajmi u dha dje nga Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati-Milo gjatë prezantimit të raportit vjetor për punën e këtij institucioni. “Kemi hapur një hetim paraprak për tregun e sigurimeve pas rritjes së çmimeve të policave në shkurt. Nisma erdhi për të hapur hetimin erdhi nga raportimet në media. Do të verifikojmë nëse kemi të bëjmë me marrëveshje midis kompanive”, – tha ajo.

Tregu i sigurimeve ka pasur zhvillime të mëdha gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit. Dyfishimi i çmimeve të policave duket se ishte veprimi i fundit në morinë e ndryshimeve të ndodhura.

Çfarë ndodhi? Me kërkesë të vetë kompanive, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare liberalizoi tregun e sigurimeve duke ia lenë kompanive në dorë të drejtën për të përcaktuar çmimet e policave. Liberalizimi ndodhi në gusht. Pikërisht në këtë periudhë, nisi një konkurrencë e fortë midis kompanive të sigurimit për përfituar sa më shumë klientë. Ajo u shoqërua me ulje të ndjeshme të çmimit të policave. Ulja arriti deri aty sa një autoveturë të paguante 4 500 lekë për një sigurim motorik një vjeçar. Situata vazhdoi e tillë deri në janar 2012, kur u shënua një ulje rekord e primeve bruto (minus 32 për qind). Duke parë këtë situatë, ku të ardhurat u ulën deri në atë pikë sa nuk mund të shlyenin as dëmet, kompanitë menduan të rrisin sërish çmimet e policave, gjë e cila ndodhi në shkurt. Ajo për të cilën po heton Autoriteti i Konkurrencës ka të bëjë pikërisht me faktin nëse kemi të bëjmë me një rritje të çmimeve pas një marrëveshje midis kompanive.

Rritja e tarifave e aplikuar në shkurt përfshiu të gjitha kompanitë njëherësh duke rritur dyshimet për një marrëveshje të mundshme midis kompanive në treg. Nëse deri në fund të janarit, çmimi i një Siguracioni të Detyrueshëm Motorik për një autoveturë varionte në 4 500 deri në 6 mijë lekë, ai arriti në 14 mijë lekë në fillim të shkurtit. E njëjta gjë ndodhi edhe tek siguracionet e tjera duke rritur edhe më tepër koston e mbajtjes së një automjeti. Ishin pikërisht shoferët e makinave ata që u prekën më shumë nga ky ndryshim nisur edhe nga fakti se sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë edhe një pjesë të mirë të tregut të sigurimeve. Kompanitë i justifikuan asokohe ndryshimet në çmimet e policave të sigurimit me faktin se ulja e aplikuar gjatë periudhës kur tregu ishte i liberalizuar bënte të pamundur ecurinë normale të aktivitetit pasi primet nuk lejonin dëmshpërblimin e siguruarve. Sipas tyre, çmimet me të cilët ofrohen aktualisht policat e sigurimit mund të mbulojnë kostot, ndryshe nga më parë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons