Një autobombë shpërtheu ditën e dielë në qytetin sirian të Alepos, bënë të ditur mediat ndërkombëtare.
Sipas aktivistëve të opozitës, ka një numër të madh të vrarësh dhe të plagosurish, por nuk ka një shifër të qartë.
Shpërthimi ndodhi vetëm një ditë pasi dy makina të mbushura me eksploziv shpërthyen njëkohësisht në Damask, duke vrarë 27 persona.
Disa dhjetëra civilë kanë mbetur viktimë e sulmeve të tilla në muajt e fundit, sulme për të cilat qeveria e al-Assad fajëson terroristët e hyrë ilegalisht në vend nga vende të tjera
arabe.
Nga ana e tyre, forcat opozitare janë përgjigjur duke akuzuar qeverinë për orkestrimin e disa prej këtyre ngjarjeve.
Pretendimet e secilës palë ndërluftuese janë të vështira të identifikohen, duke qenë se reporterët e huaj kanë një akses shumë të kufizuar në vend.
Megjithatë, sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 8 mijë persona kanë vdekur në ballafaqimin e nisur një vit më parë. Vlerësime të tjera e çojnë numrin e viktimave deri në 15 mijë.
TCH