Në mungesë të një konsensusi ndërkombëtar për ambicjet bërthamore të Teheranit, Izraeli mund të vendosë që të sulmojë në mënyrë të njëanshme vendin në pranverë.
Ky ishte konstatimi dhe frika e shprehur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta. Në një intervistë të dhënë për “Washington Post”, zyrtari amerikan nuk pranoi të komentonte mbi idenë e shprehur nga një tjetër zyrtar, se “një sulm izraelit mbi Iranin, rreth muajit maj ose qershor ka probabilitet të lartë”.
Megjithatë, Sekretari shprehu “shqetësim të thellë” për degradimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe superfuqisë tjetër të rajonit.
Ndërkohëm, përshkallëzimi i krizës midis Tel Avivit dhe Teheranit vazhdon. Shefi i shërbimeve sekrete izraelite, Avi Kochavi, denoncoi se Irani ka uranium të mjaftueshëm për të prodhuar katër bomba bërthamore.
Më parë, zvs/kryeministri Moshe Yaalon hodhi idenë e një sulmi blitz ushtarak, në mënyrë që të shkatërrohen impiantet bërthamore iraniane, pa angazhuar vendin në një luftë të përgjakshme.