Si aktivitet shpërtheu në sipërfaqen e diellit javën e kaluar, aurora shpërtheu në të dyja polet e Tokës – por astronauti Andre Kuipers i stacionit hapesinor ,kishte një pamje me të favorshme se shumica e fotografeve ne te gjithe boten.
Kuipers, një fotograf i talentuar, i kapi imazhet nga Stacioni Hapësinor duke përdorur një Nikon D3S më 10 Mars.
Ai tha se dritat shperthyen ne qiell ndermjet Australise dhe Antarktides.
Fotografët në mbarë botën fotografuan nga Toka pamjet e aurores te shkaktuara nga e njejta stuhi – e shkaktuar nga një valë e aktivitetit diellor që goditi fushen magnetike te Tokes, edhe pse pa shkaktuar deme serioze.
‘Aurorat jane nje shenje spektakolare qe tregon se planeti jone eshte i lidhur ne menyre elktro-magnetike me Diellin. Keto shfaqje dritash janë të provokuara nga energjia prej diellit dhe e nxitur nga grimcat e ngarkuara elektrikisht zënë në fushën magnetike të Tokës, ose magnetosferës “, thotë Nasa
‘Elektronet me shpejtesi te madhe bien ne kontakt me atmosferën e sipërme të Tokës, duke transferuar energjinë e tyre ne molekulat e azotit dhe te oksigjenit dhe duke i bërë ato kimikisht ‘te eksituara’.
Ndersa gazet kthehen ne gjendjen e tyre normale , ata clirojne me bresheri te vogla energjine e fituar ne formen e drites.
Ngjyra e drites , reflekton tipin e molekulave qe e clirojne ate , molekulat dhe atomet e oksigjenit kane tendence drejt jeshiles, të bardhës ose të kuqes ndersa ato te nitrogjenit shkojne drejt ngjyres blu ose vjollce.