NASA thotë se Tokën e pret një ngjarje e rrallë astronomike gjatë nëntorit
NASA ka konfirmuar se Toka do të përjetojë disa ditë errësirë në mes të 15 dhe 29 nëntorit 2015. Ngjarja, sipas NASA-s, ka ndodhur 1 milion vite më parë dhe tani ka kohën të ndodhë përsëri.
Astronomët nga NASA pretendojnë se Toka do të mbetet në errësirë duke filluar nga e diela, 15 nëntor 2015, në 3 të mëngjesit dhe do të rikthehet në gjendjen normale më 30 nëntor 2015, në ora 16:15.
Ngjarja “nëntori i errët” do të shkaktohet nga një tjetër ngjarje astronomike në mes të Venerës dhe Jupiterit.
Charles Bolden, i cili ishte zgjedhur në krye të NASA-s nga presidenti Obama, ka përpiluar një dokument me 1,000 faqe për t’ia shpjeguar këtë ngjarje Shtëpisë së Bardhë, transmeton Lajmi.net.
Sipas një raporti të ri, më 26 tetor 2015, Venera dhe Jupiteri do të afrohen në një paralele të afërt, ku do të qëndrojnë të ndarë për vetëm një shkallë. Venera më pas do të kalojë në jugperëndim të Jupiterit, duke shndritur 10 herë më shumë se Jupiteri.
Drita nga Venera do të nxehë gazrat në Jupiter duke shkaktuar një reaksion. Ky reaksion do të lirojë sasi të mëdha të hidrogjenit në hapësirë. Gazi i hidrogjenit do të futet në kontakt me Diellin rreth orës 2:50 në mëngjes.
Kjo masë e madhe e hidrogjenit që do të bëj kontakt me Diellin do të shkaktojë një eksplodim masiv në sipërfaqen e Diellit dhe do të bëjë që temperatura e tij të ngrihet për 9,000 shkallë kelvin, transmeton Lajmi.net.
Dielli më pas do të provojë që ta ndërpret këtë eksplodim duke emituar nxehtësi nga bërthama e tij. Nxehtësia do të bëjë që Dielli të marrë një ngjyrë të kaltër të errët. Sapo Dielli ta arrijë këtë ngjyrë, do të duhen rreth 14 ditë për të rikthyer temperaturën normale në sipërfaqen e tij – duke e kthyer kështu edhe ngjyrën e tij normale.
Përderisa Dielli është duke e ‘ftohur’ sipërfaqen e tij, drita nga ai do të jetë më e zbehtë. Për shkak që duhen 7 deri në 8 minuta që drita e Diellit ta godasë Tokën, njerëzit nuk do ta dinë se kjo ngjarje ka ndodhur deri më 15 nëntor në ora 2:58.
Disa zona në botë ndoshta do ta përjetojnë momentin e shkurtër të dritës për 7 deri në 8 minuta, por Toka më pas do të kthehet në errësirë të plotë derisa sipërfaqja e Diellit të ketë rikthyer temperaturën e saj.