Pas marrëveshjes me Serbinë pritet që në Kosovë të nisë këtë muaj studimi i fizibilitetit nga Komisioni Europian, një proces disa-mujor që vlerëson aftësinë e vendit për të nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE.
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule pritet të vizitojë Prishtinën më 27 mars, ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Bruksel prej disa ditësh, pas takimeve me Stefan Fule dhe Catherine Ashton, sot u takua edhe me Presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy.
Në një intervistë për Top Channel, Kryeministri Thaçi shpreh qëndrimet e tij për marrëveshjen me Serbinë, për Veriun, për rezolutën 1244 dhe perspektivën europiane të Kosovës. Ai premton nga Brukseli se edhe marrja e
Kryeministër i Kosovës udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave është çështje ditësh.
Top Channel: Zoti Thaçi, Samiti europian konfirmoi statusin kandidat për Serbinë, dhe kjo gjë u arrit falë marrëveshjes me Kosovën. Po Kosovës, a i ndihmon ky përparim i Serbisë ?
Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës: E ardhmja europiane e Republikës së Kosovës është e veçantë nga e ardhmja europiane e Serbisë. Ne jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane. Serbia është në rrugën e saj, vendimin e ka marrë Brukseli. Ndërsa Kosova ka të ardhmen e saj të sigurtë europiane. Gjithashtu për Kosovën është prezantuar studimi i fizibilitetit; liberalizimi i përshpejtuar i vizave; marrëdhënieve tregtare dhe kontraktuale me Bashkimin Europian; anëtarësimi i shpejtë në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Natyrisht, është në interesin e të gjithë qytetarëve të rajonit, shteteve të rajonit, në interesin e paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, që rajoni ynë të europianizohet dhe Serbia, pavarësisht vendimit të Brukselit duhet të afrohet, duhet të sillet në mënyrë europiane në raport me Republikën e Kosovës. Dhe kjo do ta përcjellë, për fat të keq në një të ardhme të afërt, këtë sjellje destruktive në raport më Kosovën. Por Kosova, qëllimi dhe vizioni ynë është që të jetë sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian, në mënyrë të merituar.
Top Channel: Serbia mund të themi se e kaloi lumin, por situata në veri duket e pandryshuar, vijojnë barrikadat dhe sjelljet dekstruktive, siç i quajtët ju. Cfarë do të ndodhë me veriun z. Thaçi?
Hashim Thaçi: Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe lidershipit europian për Kosovën dhe Serbinë janë vendime të ndara. Nuk kanë ndikuar këtu marrëveshjet mirëkuptuese mes Kosovës dhe Serbisë në këto vendime të fundit. Bashkimi Europian e ka pas mendjen e ndarë sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Por natyrisht se çdo konkluzion mirëkuptues mes vendeve tona i ndihmon proceseve të përshpejtuara europiane. Kosova është një, është unike, integriteti i saj territorial është i njohur ndërkombëtarisht dhe natyrisht që në veri do të ketë rend dhe ligj, do të ketë zgjedhje të lira dhe do të ketë lidership legjitim dhe ne do të bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet lokale që do të zgjidhen prej qytetarëve lokalë.
Top Channel: A do të ketë zgjidhje politike për veriun siç e kërkon NATO ?
Hashim Thaçi: Do të ketë respektim të plotë të substancës së dokumentit të Presidentit Ahtisari, që është zgjidhja e vetme më e mirë e mundshme dhe afirmative për të gjithë, në mënyrë që të lëvizim përpara, në mënyrë që të kemi projektin integrues për serbët që jëtojnë në veri, sikur për serbët e tjerë që jëtojnë në vende të tjera të Kosovës, që të integrohen në mënyrë meritore.
Top Channel: Zoti Thaçi, Kosova pranoi të përfaqësohet nën shënimin që përfshin rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së. Është thënë se kjo do të shkrihet si një fjollë bore. Kur dhe çfarë garancish keni për këtë?
Hashim Thaçi: Dëshiroj të theksoj se Kosova i takon të kaluarës së Serbisë. E ardhmja europiane është si për Serbinë, si për Kosovën, e sigurtë dhe për të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kosova do të përfaqësohet tashmë me anëtarësimin e saj në 36 deri në 41 organizata rajonale, europiane dhe ndërkombëtare. Do të prezantohet me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Dhe si mbetje historike ka mbetur rezoluta 1244 për shkak të vetos ruse në Këshillin e Sigurimit. Pra është një zgjidhje e balancuar, por që është lëvizje përpara drejt perspektivës euro-atlantike të Republikës të Kosovës.
Top Channel: Komisioneri Fule lajmëroi nisjen e studimit të fizibilitetit në muajin mars, studim që do të vlerësojë kapacitetet politike, ekonomike dhe legjislative të vendit. Sa e përgatitur është Kosova kur kemi parasysh raportin e fundit të progresit të Komisionit ?
Hashim Thaçi: Studimi i fizibilitetit fillon gjatë këtij muaji. Do ta kemi edhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave që do ta pranojmë gjatë ditëve të ardhshme. Zoti Fule e viziton Kosovën me 27 mars. Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është se ka filluar perspektiva konkrete europiane për Republikën e Kosovës. Ndërsa ne duhet t’i kryejmë obligimet tona, detyrat tona dhe Kosova së shpejti do të jetë një vend që do ta gëzojë të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.
Top Channel: Në konkluzionet për Kosovën, pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë thonë se nuk do të paragjykohen vendimet e tyre në të ardhmen. Në takimet me zyrtarë të lartë që zhvilluat në Bruksel, çfarë garancish morët se 27 vendet e BE-së do të firmosin MSA-në kur të vijë dita ?
Hashim Thaçi: Përfundimisht do të nënshkruhet MSA-ja për Kosovën. Ajo që është reflektuese edhe për vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është se e mbështesin perspektivën europiane të Republikës së Kosovës. Edhe dje në takimin që e kisha me Baroneshën Ashton, ajo konfirmoi qartë se Bashkimi Europian është unik në të ardhmen europiane të Republikës të Kosovës.