Largësia nga Dielli 150,000,000 km
Shpejtësia orbitale 29.783 km/s
Perioda e orbitës 365.26 ditë
Perioda e rrotullimit 24 orë
Anim - Pjerrtësi 23°27'
Diametri ekuatorial 6,371.0 km
Madhësia 5.976 x 1024
Rëndesa (Toka=1) 1.0
Shpejtësia e largimit 11.186 km/s
Temperatura e sipërfaqes -89° gjer në 57.7° C
Toka (lat. Terra) është planeti i tretë i sistemit diellor. Toka është rreth 4.55 Miliard vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka një satelit i cili quhet Hënë. Supozohet që, krijmi i tokes erdhi si rezultat i ngjarjeve qe pasuan Big Bang-un (Shperthimin e Madh). Sipas kesaj hipoteze, nje yll stermadh, shpertheu du e u ndare ne nje pafundesi copash te cilat me pas krijuan galaktikat, dhe sitemet diellore. ne kete forme u krijua dhe sitemi yne diellor, nga nje grumbullim pluhuri e copas, te cilat duke u sjelle rrotull vetes krijuan Diellin dhe planetet e sitemit te tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilet duke kaluar neper atmosfere digjen. Edhe mosha e tokes eshte percaktuar nga matja e moshes se njerot prej ketyre meteoreve, te cilet sipas supozimit jane pjese e sitemit diellor dhe kane te njejten moshe me token
Forma dhe madhësia e Tokës
Aristoteli (Mendimtar i shquar) me zenien e henes ne te pa nje hark dhe mendoi dhe tha se toka ka forme te rrumbullaket mirepo i pari qe e vertetoi se toka eshte e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i cili udhtoi me anije rreth tokes. Toka e ka përafërsisht formën e topit apo sferës. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka eshtë deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë formën e një elipsoidi i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve pret një rreth ndërsa rrafshi që e pret sipas meridianeve pret një elipsë. Tani egzistojne mjete te shumta qe e vertotojne se toka ka forme te rrumbullaket si p.sh fotografite nga satelitet.
Forma elipsoide e tokes eshte marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit G qe e kishte zbuluar shkenctari anglez Isaac Newton ushtrohen ne te dy polet pra forca gravitacionale e veriut kundervepron me forcen G te jugut ose anasjelltas per kete arsye toka nuk ka form plotesisht rrethore por Elipsoide. Madhësia e tokës është 510 km². 360 km² prej tyre jane te mbuluara me uje kurse 150 km² jane te mbuluara me toke. Rrethi i ekuatorit te tokes eshte pak me i madh se 40,000 km. Rrezja ekuatoriale eshte 6,378 km kurse ajo polare 6,357 km.
[redakto]Lëvizjet e Tokës dhe rrjedhojat e tyre
Toka rrotullohet rreth boshtit te vet dhe rreth diellit. Rrotullimi reth boshtit të vet që sjell ndryshimin e dites dhe te nates quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revulocion si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga te cilen e pershkon toka quhet ORBIT.
[redakto]Ndërtimi i brendshëm i Tokës
Toka mbeshtillet prej atmosferes, e cila kufizohet ne pjesen e poshtme nga siperfaqja e oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e siperme e ngurte e tokes quhet litosferë me nje trashesi deri 200 km. pjesa me e rendesishme e saj eshte "korja e Tokës", trashësia e te cilesj shkon nga 30-60 km. Trashesia e kores ndrzshon duke u rritur ne kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar ne oqeane (korja oqeanike). Kufiri i poshtem i litosferës eshte i ashtuquajturi "kufiri Moho".
Pas ketij kufiri fillon shtrsa e dytë e tokës qe quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtem. Kufiri mes tyre mendohet të jetë në thellësinë 950 km, kurse kufiri më poshtëm i mantelit, aty ku fillon berthama mendohet se është në thellësinë 2900 km. Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja-sfera e dobët).
Pjesa qëndrore e tokës eshtë bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërtama e brëndëshme.
Duhet patur parasysh se për këto ndarje që u përmendën, akoma nuk ka të dhëna material, por ato janë ndarje hipotetike të cilat bazohen kryesisht në të dhënat e nxjerra nga studime gjeofizike.
Relievi i Tokës
Artikulli kryesor: Relievi
Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentet e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit , gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe morf - formë). Relievi i sipërfaqes së Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të jashtme (ekzogjene).
[redakto]Pedosfera
Artikulli kryesor: Pedosfera
Pedosfera (greq. pedon - dheu), është mbështjellës i dheut - tokës, gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresa e hollë e shkriftë e sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë, sepse shfrytëzohet për kultivimin e bimëve të ndryshme. Formimi i kësaj shtrese të tokës- dheut, varet nga disa faktorë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut.