Fotografi britanik, Alex Mustard, është zhytur 60 metra në ujërat pranë brigjeve të Islandës duke fotografuar vendin ku pretendohet të jetë pika ndarëse e dy pllakave tektonike, pllakës së Euroazisë me pllakën e Amerikës së Veriut.
Kjo zonë është e mbushur me lugina, vullkane dhe burime të nxehta, të cilat janë pasojë e largimit të dy pllakave me 2.5 cm në vit.
Qëllimi i Mustardit ishte të kapte me aparatin e tij karakteristikat nënujore të Islandës vullkanike.
“Të gjithë e vizitojnë Islandën për bukuritë mbitokësore që ka, por mrekullitë e Islandës vazhdojnë edhe nën ujë”.
“Për një zhytës këto janë vendet më spektakolare për t’u vizituar. Unë jam zhytur në shumë dete anekënd botës por padyshim këto janë ujërat më të pastra që unë jam zhytur ndonjëherë”.