Pas kërkesës zyrtare të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, në pranverë të vitit 2009 në Pragë, në Opinionin e Nëntorit 2010, Komisioni Europian u përgjigj me caktimin e 12 kushteve për këtë qëllim.
Në raport-progresin e një viti më vonë u evidentua se vendi nuk kishte përmbushur asnjë të vetëm, duke iu refuzuar për të dytën herë dhënia e statusit kandidat. Por çfarë ndodh aktualisht?
Të qepura sipas realitetit në vend, katër prioritetet e para ngërthejnë problemin kryesor: politikën, me përgjegjësi si për mazhorancën ashtu dhe opozitën. Aktualisht, votimi i ligjeve me 3/5, prioriteti numer 2, është i vetmi afër përmbylljes. Pas votimit të Kodeve Penale, Civile, Rrugore,
Hekurudhore, Ajrore, dhe Detare, mbetet votimi mbi Gjykatën Administrative. Emërimi i Avokatit të Popullit përmbushi përgjysmë prioritetin numer 3, ku gjysma tjetër mbetet depolitizimi në emërimet nga Parlamenti të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Dialogu në vend të retorikës politike, funksionimi i duhur i Parlamentit, reformimi i rregullores, përbëjnë prioritetin e parë, i cili së bashku me reformën zgjedhore, prioritetin e katërt, janë ende në fazën fillestare të punës. Mbetet pezull prioriteti numer 5, pasi zgjedhjet lokale të majit 2011 përmbushën vetëm pjesërisht standardet ndërkombëtare, ndërkohë që zgjedhjet e radhës parashikohen në vitin 2013.
Reforma në Administratën Publike dhe ajo në Drejtësi varen gjithashtu në disa pjesë nga bashkëpunimi ndër-partiak, pasi votimi i disa ligjeve për administratën kërkon 3/5, njësoj si ai për Gjykatën Administrative. Por përveç prioriteteve 6 dhe 7, ku barra kryesore bie mbi institucionet e shtetit, edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për çështjen pazgjidhur të pronave e deri tek kujdesi për gratë, fëmijët, romët e paraplegjikët si dhe për kushtet e të burgosurve, Tiranës zyrtare i kërkohet, përtej planeve, projekt-ligjeve e vendimeve, të provojë zbatim, me gjurmë provash e rezultate.
Për të zbuluar më mirë ku jemi me përmbushjen e kushteve të vëna na ndihmon dokumenti që qeveria ka kohë që e korrigjon vazhdimisht me Brukselin: Plani i Veprimit për përmbushjen e 12 kritereve.
Një nga ndihmesat e Komisionit Europian për palën shqiptare janë këshillat apo komentet, sic quhen për përmirësimin e këtij plani. I mbushur me detaje tepër teknike, TCH ka përzgjedhur disa citime ilustruese nga dokumenti konfidencial, i siguruar nga burime diplomatike në Bruksel.
Shanset për rekomandim pozitiv për statusin kandidat në vjeshtën e 100 vjetorit të Shqipërisë, apo edhe për çeljen e negociatave për anëtarësim, varen pjesërisht nga përparimi konkret në prioritetet politike me përgjegjësi ndër-partiake, si përshembull reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Dhe për pjesën tjetër, se sa bindëse do të jenë për Brukselin gjurmët e provave që do të dorëzojë Tirana zyrtare edhe për prioritetet e tjera të rëndësishme si çështja e pronave, të drejtat e njeriut dhe trajtimi i të burgosurve, të papërmbushura ende siç duhet. Me zgjedhjet presidenciale në mes, deri në tetor, Shqipërisë i kanë mbetur edhe shtatë muaj kohë.
Përgatitën: Arta Tozaj, Ernest Bunguri