Ish-ndërmjetësi i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger ka deklaruar se Unioni duhet të jetë i qartë ndaj Serbisë përsa i përket çështjes së Kosovës.
“Detyra jonë është që Beogradit t'ia bëjmë të qartë, se nuk do të ketë afrim me BE-në në qoftë se nuk i jepet fund kapitullit dhe kërkesave që Kosova të jetë pjesë e Serbisë”, ka pohuar Ischinger.
Ischinger, drejtues i Konferencës së Mynihut mbi Sigurinë, ka theksuar më tej se BE duhet të bindë pesë vendet anëtare të saj që të njohin sa më parë Kosovën.
Në të njëjtën linjë është shprehur
Diplmat gjerman ndërkohë edhe shefja e delegacionit për Evropën juglindore në PE, Doris Pack, e cila ka theksuar se integrimi i Serbisë varet nga marrëdhëniet me Kosovën.
“Integrimi evropian i Serbisë është i lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Gjithashtu, Serbia duhet të ketë një qeveri pro-evropiane”, ka nënvizuar Pack.
Eurodeputetja ka konstatuar më tej se është e domosdoshme që të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri tani në bisedimet Kosovë-Serbi, në Bruksel.
BE i dha Serbisë statusin e kandidatit në samitin që u mbajt në fillim të muajit në Bruksel. Liderët europianë e vendosën këtë gjë pas një serie reformash demokratike të Serbisë, si dhe pas marrëveshjes me Kosovën për përfaqësimin e kësaj të fundit në nismat rajonale.
Në një intervistë dhënë dy ditë më parë për të përditshmen serbe “Blic”, presidenti serb Boris Tadiç u shpreh optimist për hedhjen e hapit tjetër, atë të nisjes së bisedimeve për antarësimin brenda vitit 2012.