Forumi Kuq E Zi
Mblidhen kandidatët për në BE  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mblidhen kandidatët për në BE  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Mblidhen kandidatët për në BE  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mblidhen kandidatët për në BE  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Komisionet parlamentare të Integrimit nga vendet e rajonit,që aspirojnë t'i bashkohen familjes europiane, janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar mbi integrimin.

Tryezën e organizuar nga Komisioni Parlamentar i Integrimit në parlamentin shqiptar e ka hapur kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se për Shqipërinë, integrimi është një çështje kombëtare, që i bashkon shqiptarët.

"Gjatë kësaj periudhe të fundit kemi patur dy ngjarje të rëndësishme, që ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, pastaj liberalizimi i vizave, por siç thonë italianët, nuk ka dy pa të tretë, dhe në këtë kuptim unë uroj që po ashtu si shumë vende të tjera që kanë bërë progres, Shqipëria së shpejti do të mund të marrë statusin e vendit kandidat. Nuk ka qenë një rrugë e thjeshtë, nuk ka qenë një rrugë pa pengesa, por për sa kohë 96% e shqiptarëve duan që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, asnjë forcë politike nuk mund t'i ikë këtij objektivi të madh. Në këtë kuptim sado që ajo të pengohet apo bllokohet, vjen një momënt për të cilin flasin shqiptarët,siç kanë folur shqiptarët, siç do të flasin prap shqiptarët dhe në fund të fundit është një proces që nuk mund të ndalet", tha Topalli.

Kreu BE-së në Tiranë Ettore Sequi u shpreh se seriozitetit të treguar nga BE-ja dhe derës që mbetet e hapur për zgjerim, duhet t'i përgjigjen, po me seriozitet vendet aspirante të cilat duhet të ndjekin shembullin e Kroacisë.

Ndërsa Eugen Wollfarth, ambasadori OSBE-së, ftoi politikanët për një partneritet në impelementin e reformave, të cilat, sipas tij duhen të jenë cilësore e të prekshme dhe të kenë efekt tek qytetarët. "Tashmë,- tha Wollfarth,- përballë Shqipërisë qëndrojnë sfida të rëndësishme siç janë reforma në drejtësi, ato elektorale dhe parlamentare, përfshi zgjidhjen e problemeve me pronat".

Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit tha se komisionet parlamentare të integrimit në rajon marrin një rëndësi të veçantë në rrugëtimin drejt BE-së.

"Komisionet tona kanë dhe duhet të luajnë një rol thelbësor. Ato duhet të shërbejnë si institucione kyçe për adresimin e çështjeve europiane. Duke u bërë kështu urat lidhëse mes qeverive dhe qytetarëve në arritjen e objektivit tonë të përbashkët, anëtarësimit në BE.Duke punuar në këtë drejtim ne mund të përgatisim qytetarët tanë për të pasur pritshmëri sa me realiste për këtë proces, që kërkon reforma të vërteta dhe të vështira", tha Bushati.
TCH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons