Forumi Kuq E Zi
Paradoks dashurie Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Paradoks dashurie Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Paradoks dashurie Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Paradoks dashurie Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Paradoks dashurie Empty Paradoks dashurie 9/3/2012, 17:10

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Nxehtësi planetare, ngrirje shpirtërore

Shoqëritë tradicionale gjithmonë e shikojnë dashurinë me frikë dhe mëdyshje. Forca e papritur por dhe çmenduria enigmatike e dashurisë mund të shkaktojnë tronditje familjare dhe shoqërore duke i drejtuar të dashuruarit në mosdëgjueshmëri, tradhëti, mosndershmëri, akoma dhe VDEKJE. Në kohën e lëvizjeve të lira të viteve 60-të shoqëritë perëndimore njohën dashurinë revolucionare, dhe dashuria hyri në vend publik duke u shndërruar në të drejtë personale, duke sharruar tradicionet shoqërore, lidhjet pushtetare dhe çdo TABU. Nëse vitet e mëparëshme dashuria me tensionin e pazëshëm të pasionit trajtohej si sëmundje e rrezikshme për shoqërinë tradicionale, sot

kultura e lirë perëndimore e konsideron pasionin erotik te semure, sepse shkakton varësi që dëmton seriozisht shëndetin psikofizik.

Në kohën që jetojmë është pak e vështirë t’i përkushtohesh një dashurie të vërtetë, pasi vetë ritmet e jetës janë të tillë, ana financiare, diferencimi arsimor, ankthi i pasigurisë etj, nuk e lejojnë psikologjinë e njeriut të përqëndrohet. Prandaj dhe jeta vetmitare është shndërruar në model modern, duke u mbizotëruar nga lidhjet e përkohëshme mujore akoma dhe ato javore. Deri diku kjo mënyrë jetese përbën ekstremizem, pasi anashkalon institucionin më të vjetër jetësor, FAMILJEN, që do të thotë jemi bashke, krijojmë dhe ndërtojmë për të njëjtin qëllim.

Përkushtimi, pajtimi, këmbëngulja, durimi dhe besnikëria strehoen vetëm në laboratoret që prodhojnë MREKULLITE MODERNE.

Sipas filozofit të madh Sokratit “qëllimi i dashurisë është pavdekshmëria, ndërsa me ndërmjetësinë e saj njerëzit riprodhojnë dhe lindin fëmijë ose punime, fjalë dhe ide, që trashëgojnë pasardhësit”.

Tani, dashuria ashtu si dhe vetë jeta njerëzore nuk është asgjë më shumë veçse një aventurë, pa një destinacion të qëndrueshëm. Sot, nuk planifikojmë për të ardhmen pasi nuk e dime se ç’na pret. Nuk arrijmë së ngopuri nga jeta artificiale që bëjmë, premtimet boshe që japim dhe marrim. Ndihemi vazhdimisht të pakënaqur me ndjesinë e dështimit dhe të vetëbllokimit.

E shkuara humbet mjegullisht, e ardhmja nuk ekziston pasi nuk dëshirojmë pasardhës por veç strategji personale mbijetese dhe kopje të dështuara.

Nuk mjaftohemi me të zakonshmen, kërkojmë perfektësinë, punë të mira, me potencë, vila moderne, automjete të teknologjisë së fundit, veshje firmato, bukuri ideale, mundohemi të pasurojmë aparencën e jashteme dhe vetëm atë. Për pasurimin psikologjik, shpirtëror, shkencor çfarë kemi bërë? ASGJË!!!

I falemi kotësisë, jetës sipërfaqësore, eksperiencave shumëngjyrëshe.

KËRKOJMË, KËRKOJMË, KËRKOJMË, por çfarë japim? Thjeshtë shesim shpirtin tonë!

Nuk është i çuditëshëm ky paradoks ekzistence, ku nxehtësia planetare troket, dhe ngrirja shpirtërore pamëshirësisht vret?!

2Paradoks dashurie Empty Re: Paradoks dashurie 20/1/2013, 05:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Paradoks i kohes tone

Pijme,tymosin shume,
QESHIM SHUME PAK
Japim autos shpejt, zemerohemi shpesh, flejme pak,zgjohemi t'lodhur, shohim shume TV
LUTEMI PAK E HIQ
Kemi shumezuar pasurite materiale
REDUKTUAR VLERAT
Flasim shume
DASHUROJME PAK & URREJME SHPESH
Kemi mesuar t'fitojme per t'jetuar
POR JO TE JETOJME
I kemi shtuar vite jetes
POR JO JETE VITEVE
Kemi shkuar dhe ne Hene
POR S'KALOJME DOT AS RUGEN, PER T'NJOHUR KOMSHINE
Zoterojme shume hapesire te jashtme
KEMI HUMBUR ATE TE MBRENDSHMEN

3Paradoks dashurie Empty Re: Paradoks dashurie 20/1/2013, 05:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
te tjere duam....
te tjere na duan....
me te tjere martohemi....

4Paradoks dashurie Empty Re: Paradoks dashurie 20/1/2013, 05:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kemi ndertesa gjithnje e me te larta
MORALITET PERHERE E ME TE ULET
Autostrada me te gjera
HORIZONTE ME TE NGUSHTA

Shpenzojme me shume
KEMI ME PAK
Blejme me shume
KENAQEMI ME PAK
Kemi shtepi me te medha
POR FAMILJE ME TE VOGLA
Me shume komoditet
ME PAK KOHE

Kemi me shume instruktim
POR ME PAK VETEDIJE
Me shume njohuri
POR ME PAK LLOGJIKE
Jemi me eksperte
DHE AKOMA ME SHUME PROBLEME
Me shume medikamente
POR ME PAK SHENDET

5Paradoks dashurie Empty Re: Paradoks dashurie 20/1/2013, 05:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
nuk durohet asgje bosh....
nje faqe bosh , nje banke bosh.
nje koke bosh , nje kasaforte bosh.
nje shishe bosh , nje xhep bosh.
nje shtepi bosh , nje pub bosh.
nje krevat bosh, nje bordello bosh.
nje frigorifer bosh , nje shkolle bosh.
nje dyqan bosh , nje rruge bosh .
nje lokal bosh , nje skene bosh.
nje qytet bosh , nje jetimore bosh.
nje bark bosh , nje burg bosh.
nje planet bosh , nje pjate bosh.
nje salle bosh , nje tavoline bosh.
nje spital bosh , nje kishe bosh .
nje arme bosh , nje varr bosh.
nje depo bosh nje kazino bosh .
nje " for you " bosh......
NJE JETE BOSH!

6Paradoks dashurie Empty Re: Paradoks dashurie 20/1/2013, 05:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Eshte per te qare dhe per t'u ardhur keq...qe Njeriu, kurora e gjithesise, ai qe ka shpikur fjalen Keqardhje, Dashuri, Miresi, eshte e vetmja qenie qe shkaterron, vet e pret!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons