Forumi Kuq E Zi
Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës: " Dashuria"  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës: " Dashuria"  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës: " Dashuria"  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës: " Dashuria"  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës njerëzore është një dhe i vetmi dhe quhet: dashuri.

Emocioni më dinamik që njeriu mund të përjetoj, elementi më thelbësore i qenies njeri, ndjenjë e fuqishme dhe e thellë, e zjarrtë dhe e pastër, energji e fuqishme dhe e pafund që depërton deri në poret më të imta të qenies sonë, duke na rrëmbyer trupin e shpirtin... është ndjenja e quajtur DASHURI.

Dashuria... është ëndërr, ëndërroje
Dashuria... është e bukur, adhuroje
Dashuria... është dhimbje, shëroje
Dashuria... është tradhti, mësohu me ta
Dashuria... është detyre, plotësoje
Dashuria... është pasuri, ruaje
Dashuria... është loje, luaje
Dashuria... është mister, zbuloje
Dashuria... është fat, përfitoje
Dashuria... është aventure, kujdes
Dashuria... është luftë, mësohu edhe me te
Por dashuria... është dashuri, lufto për te!

Sa bukur, sa fuqishëm dhe sa të plotë e përshkruaj këto vargje të gjeniut tonë popullor, që qarkullojnë në sa e sa faqe interneti, këtë prirje të brendshme që na tërheq aq shumë, që na pëlqen aq shumë, që lindë dhe buron nga thellësitë më të çiltra të zemrën sonë për vetë jetën, për më të dashurën - dashurin, për fëmijët, për prindërit, për shokun, për mikun për atdheun, për artin, për shkencën, për... e që të gjitha së bashku, si një rrezatim i fuqishëm, si një energji e pashtershme, na shpiejnë drejt rrugës madhështore, drejt çelësit universale, drejt dritës hyjnore.
Është, pothuajse e pamundur që njeriu të jetojë pa praninë e dashurisë. Ajo është pjesë e pandarë e procesit jetësor dhe tepër e domosdoshme për balancën shpirt - trup. Nuk është e rëndësishme se çfarë dashurie ushqejmë e kultivojmë, çoftë ajo në raport me polin e kundër, qoftë ne raport me fëmijët ose prindërit, qoftë në raport me gjëra tjera, e rëndësishme është prania e elementit të saj me të gjithë fuqinë dominuese që nuk është kurrë e tepërt për shpirtin njerëzore. Shumë bukur e ilustron këtë D. Demaku përmes një aforizmi ku thotë: Në botë mund të ketë tepër urrejtje, tepër vuajtje, tepër mjerim, por kurrë nuk do të ketë tepër dashuri. Dhe vërtet, kjo botë e stërmbushur me urrejtje, vuajte e mjerim, ka nevojë për shumë më shumë dashuri.
Rruga e dashurisë është edhe rruga që hap dritaret e mendjes, rruga që çon drejtë ngritjes shpirtërore të njeriut, drejt përsosjes së tij, por, njëkohësisht edhe përsosjes së njerëzimit në përgjithësi. Ajo është energji, ndoshta ndër më të fuqishmet e mendjes njerëzor, që është në gjendje të transformoj të ligën në të mirë, e të mirën ta fuqizoj e lartësoj deri tek hyjnorja, sepse vet fryma e dashurisë është ndijim i veçantë hyjnor. Vetëm fjala “të dua” (thonë tre autorët, që u shpallën më të mençurit e shekullit njëzet) krijon me mijëra ndryshime pozitive në metabolizmin e trupit të njeriut. Pa dashuri jeta nuk do të kishte kuptimin e duhur. Ajo do të kthehej në vuajte dhe mjerim. Botën do të dukej e errët. Vetë ligji dialektik i natyrës është i tillë: dashuria gjeneron dashuri, urrejtja vetëm dhunë, konflikte dhe mjerim. Pra, dashuria është arma më e fuqishme ndaj së keqes.
Dashuri është shpresë, dashuri është motiv, dashuria është respekt, dashuria është solidaritet, dashuria është sakrificë... e mbi të gjitha, ajo është perlë e lumturisë. Ajo zë rrënjë thellë në secilën qenie njerëzore duke ndezur në botën e tij të brendshme zjarrin e pashuar të impulsit jetësor.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Dashuria dhe filozofia

Dashuria është si ajri i pastër, sa herë merr frymë njeriu, e freskon trupin e vet.
Dashuria, edhe ne kohët më të lashta, ishte një ndër preokupimet më me prioritet i njerëzve të urtë e të mençur të atyre kohëve. Shumë filozofë, por edhe ithtar të mendimit filozofik, kanë shkruar, diskutuar, sugjeruar, debatuar etj, rreth kësaj ndjenje të madhërishme dhe të përjetshme.
Nocioni dashuri ka burimin nga mitologjitë e lashta. Tek grekët e vjetër, me këtë emër identifikohet, perëndia e dashurisë, Erosi, ndërsa tek romakët, Amori. Erosin e njohim nga miti, që e shënoi historiani romak Apulei, në të cilinë bëhet fjalë për dashurinë e Erosit me një vajzë të bukur, e quajtur Psika (më vonë kjo fjalë -psycho do të përdoret si sinonim për shpirtin), por që nga nëna e Erosit, zonja e dashurisë Afërdita (Venera), kundërshtohej me çdo kusht. Mirëpo, edhe pas spekulimeve e peripecive të shumta, dashuria triumfon mbi të gjitha dhe ky mitë përcillet ndër shekuj si inspirim për artistët e shumtë, por edhe si tregues shumë domethënës në kuptimin e dashurisë për shpirtin njerëzor. Erosi, më vonë, nga psikoanalisti i njohur Sigmund Frojdi (Sigmund Freudi), do të hyjë në psikologji si një ndër nocionet më karakteristik për jetën, shpirtin dhe dashurinë.
Amori, tek mitologjia romake njihet, gjithashtu si perëndia e dashurisë, ose më saktësisht nxitësi i dashurisë, një çunak gjysmë i rritur, jo edhe pa djallëzi, i cili me shigjetën e vetë godet zemrat në të cilat edhe zgjon dashurinë. Harkut dhe shigjetës së tij nuk mund t’i rezistoj askush: Amor vinci omnia, që do të thotë, “Amori triumfon gjithnjë”, ku fjala latine “Amor”, lidhet drejtpërdrejt me dashurinë.
Grekët e konsideronin ndjenjën e dashurisë si një armë të vërtetë, një hanxhar që mund të të ngulet në trup, njëjtë sikurse shigjeta e Amorit, dhe dalëngadalë të marr pushtetin edhe të vetë shpirtit. Dashuria, gjithnjë sipas grekëve të vjetër, jo vetëm që arrin t’i mposht e sundojë shpirtrat e njerëzve, por shpeshherë ajo arrin të luhat edhe qëndrimet e vetë zotave, siç është rasti i mësipërm me Psiken dhe Erosin.
Njëri ndër filozofët dhe mendimtarët e parë perëndimor dhe më me ndikim në antik, Platoni, i cili filozofisë greke i dha një drejtim të ri, dha një kontribut mjaft specifik edhe rreth dashurisë. Mendimi i tij ka mbetur në shekuj si bazament për shumë filozof të tjerë që e kanë vrojtuar dashurinë nga këndvështrimi filozofik.
Për Platonin dashuria është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për kapacitetin e saj si ndërmjetësuese, afruese dhe bashkuese të dy qenieve, që tejkalon çdo gjë materiale duke u lartësuar kah idealja, ku sipas tij, gjendet e bukura, e vërtet dhe e mira. Pra, për “dashurin paltonike”, nuk është i domosdoshëm kontakti, lidhja, por ndjenjat, sipas të cilave edhe gjithçka rrjedh. Kjo formë, për Platoni, paraqet shkallën më të lartë të dashurisë, kurse dëshirat, epshet dhe seksin, si antagonizëm të kësaj, të parës, pra ideales, ai i sheh si shkallë të parë të dashurisë. Duke u nisur nga kjo, njeriu mund të arrijë pastaj shkallën tjetër të dashurisë: dashurinë për gjëra të bukura, dashurinë ndaj shkencës, ndaj mendimeve inspirative etj. Dashuria platonike paraqet formën më të lartë dhe më të plotë të dashurisë ndaj të cilës njeriu jepet me ambicie dhe dëshirë sipas idealeve si: e bukura, e vërteta dhe, përfundimisht hyjnorja. Këtë gjendje ose shkallë, e arrijnë shumë pakë individ, dhe këta njerëz që e praktikojnë këtë dashuri, Platoni i quan Filozof, pasi dashuria, për të, i përngjanë filozofisë, sepse dhe filozofia mëton të vërtetën, të bukurën dhe të mirën.
Plotino, një filozof dhe mendimtar gjenial i Greqisë së vjetër, si dhe themelues i Neoplatonizmit, gjithashtu shprehet rreth ndjenjave të dashurisë. Ai mendon se shpirti i njeriut gjendet në një udhëkryq në të cilin ai mundohet dhe vuan për shkak se e ka barrë trupin e tij, pra njeriun. Mirëpo, dashuria që gjendet në brendi të këtij shpirti, vepron si shtytës, duke e rritur fuqinë vepruese dhe me këtë të shpërthej përpara duke i njohur gjërat më mirë dhe, po ashtu, duke i zgjedhur format dhe problemet e jetës në mënyrë më të përshtatshme.
Filozofi holandez, Baruch Spiniza, dashurinë e ndërlidh me Perëndinë. Sipas tij, dashuria ndërlidhet me idenë, pasi që edhe vet Perëndinë në ne manifestohet si ide. Pra ne, nuk kemi figurë reale për të, për Zotin, megjithatë, shprehim dashuri madhështorë ndaj tij. Ne kemi idenë se një Zotë ekziston, të cilin e respektojmë, e nderojmë me plot dashuri, edhe pse në fakt ne nuk e njohim.

Nga buron kjo ndjenjë e fuqishme dashurie?

Kjo formë e dashurisë na lë të kuptojmë se dashuria është më shumë se perceptim që mund të kapet drejtpërdrejt përmes shqisave tona, pra ajo është diç shumë e madhështore dhe më e ndjeshme në thellësitë tona shpirtërore.
Kur përmendet dashura, menjëherë na bien ndër mend edhe Shekspiri, më saktësisht vepra më e njohur në literaturën botërore për dashurinë, tragjedia e famshme Shekspiriane “Rome dhe Zhulieta”. Përmes kësaj vepre, që u vu në skenë pothuajse në çdo teatër, qoftë profesionist apo amator, për të cilën u realizuan aq shumë opera, teledrama, regji filmike etj., Shekspiri arriti të depërtoj thellë në secilën qenie njerëzore, në brendi të zemrës së tij, duke shkaktuar emocione nga më të ndryshmet dhe atë vetëm falë energjisë së fuqishme dhe të pafund të ndjenjës së dashurisë. Ai e lartësoi dashurinë, e sidomos atë romantike, në pikën më të lartë të piedestalit, për të cilën, personazhet në veprat e tij, sakrifikojnë edhe atë më sublimen, pra vetë jetën e tyre, siç ndodh në veprën “Rome dhe Zhulieta”.
Për dashurinë u shprehen dhe shkruan edhe Sokrati, edhe Seneka, edhe Dante, dhe Hygo, edhe Kamy edhe...është e pamundur të cekën të gjithë, pasi nuk besohet se ka filozof, mendimtar, shkrimtar, artist... që nuk është shprehur për këtë ndjenjë hyjnore, për ndjenjën e mrekullueshme të dashurisë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës: " Dashuria"  Coleman

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur je i trishtuar,shih ne syte e atj qe dashuron dhe ne ato sy do te gjesh forcen per te buzeqeshur.

Dashuria eshte qe te ben te dashurosh,
Dashuria eshte qe te bente gezosh,
Dashuria eshte qe te ben te vajtosh,
Dashuria eshte lumturi kur e ke prane.
Dashuria eshte sherim kur ke doktorin ose doktoreshen afer.
Dashuria eshte semundje e iluzion kur se ke prane.
Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte.
Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes.
Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerezit e tjere.
Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi.
Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
Dashuria eshte celesi prej floriri qe hap dyert e lumturise.
Dashuria eshte humnere qe po re ste gjenden me as kockat.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dashurohu me dikë që vuan bashkë me ty, që me ty, që të than lotët, që të përqafon kur është e nevojshme dhe që të jep forca mbas një humbjeje . Dashurohu me dikë që kthehet tek ti pasi të keni diskutuar, pas një hidhërimi, dashurohu me dikë që ec me ty, që është besnik, që vetëm mendon për ty dhe që ëndërron me ty. Dashurohu me dikë që të do dhe mos u dashuro pas dashurisë por pas atij që dashurohet me ty.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mos loto nëse shkoj e s'kthehem. Mos më pyet si jam, kur e ndien si ndiehem.

- Mos më pyet si jetoj kur më ke lënë vetë, mos kërko falje nga zemra që një herë e vret.

- Mos trokit më në dern time, se ajo është mbyll, së në zemrën që e theve kurr s’ke për të hyrë.

- Mos më thuaj, se më ke dashuruar, tash është vonë, shumë vonë për tu penduar.

- Mos më pyet për ato çaste që dikur me mua kalove, mos loto për fatin tonë qe ti vetë e shkatërrove!!!

- Në mendjen time shpalos kujtime një nga një ,në njëren nga ato e gjejë tregimin për ty ,athua ku je ti!?
A thua ënderr ishe ti!?

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzëqeshje, ajo që më fal ngrohtësi.
Nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemrës gojë.

- Një mijë poezi do ti shkruaj për ty ,por asnjëra s’bënë punë ,që të kthehesh tek unë,
mollë e ndaluar, e ndaluar për ne, qenka dashuria jonë, që u mbulua me dhe!!Tash nuk jemi afër, si dikur nuk jemi, përveç njëri tjetërit tjetër gjë nuk kemi!

- Të pres jashtë botës aty ku realiteti bëhet magji, të pres aty ku urrejtja bëhet dashuri,
ku lotët kthehen në rreze dielli. Të pres aty ku le krenarinë për gjithmonë, të pres aty ku zemra ime s’do të vuaj më!

- Sa të çmuar janë sytë e tu pas gjithë kesaj që kam parë. Sa e varfër është gjithçka që shohë, kur shohë sytë e tu.

- Si guxove që zemrën time të ma marresh ashtu, si rrezikove kaq shumë. Ke harruar çka të kam thënë!
Borgji me borgj lahet, sepse edhe zemrën tënde kam unë.

- Shumë të dua në këtë natë, eja e mos mbaj inat, mos u bë e ngrutë, jeta është e shkurtë!

- Pa u lind po e braktis këtë dashuri, mos harro kur më the: Do të jetoj vetëm për ty, o ti dhe vetëm ti!
Ti je shkaktare për këtë vetëmi.Pa ty nuk mundem të rri, pa ty jeta më bëhet hi, pa ty jeta nuk mjafon, se zemra e ime e shkret vetëm ty të don !I thash lotit pse qan mu përgjigj: Për ty! I thash po boll qave pusho, ai më shumë rrodhi në sy!

- I thash zemres pse je merzitur mu përgjigj në heshtje: Jam lodhur duke pritur,
më tha me gjysëm buzeqeshje.

- E pyeta ç’kuptove nga dashuria? Më tha: Shpirtin e lenduar nga vetmia,
të gjitha përveç lumturise dhe ngadal fshiu lotët e mia.

- Pastaj në vetmi ngela në dhomë me shoqerin e lotëve në sy dhe me zemren e lënduar për një vajzë,
se nuk mund të jetoj dot unë pa ty !!

- S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty,
s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !

- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon,
kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!Ti prap më thua se më don, por ti po shkon dhe po gabon. Si harrojë ata sy, si dhe lotët që të rrodhen ty! Ti me fajson për atë gabim, ti po hidhrohesh pa kuptim! Kujtohu se ç’po bën, dashurin tonë ku po e len!

- Kur rrjedh një lot besoje se e ka me të vërtet, kur vuan një pa ty nuk rri dot e qet!

- Kur një zë i lenduar do që të tregojë diçka, dëgjoje me vëmendje se për ty shumë dashuri ka!!

- Kur një dhimbje thërret, mos e luaj më me tej por mbaje pran vetës dhe shëroje që andej.

- Kur dy sy të shikojnë të lenduar e me trishtim puthi e mbeshteti në zemër,
sepse ata janë sytë e mi, se ti je shpirti im!!

- A t'kujtohet ajo natë ,ajo natë e ftohtë, kur më le e dashur duke qajtë me lotë!
Mbaje fjalën e dashurisë kurr mos e harro bëhu besnike dhe gjithmonë beso! Por, prej ditës që s’të pash,
prej ditës që shkove, unë për ty mendoj por ti më harrove !Mos më veshtro e heshtur mos më kerko, të lutem më harro!! S’mësove të duash prandaj do të vuash,
> nuk do të jeshë më puthja ime nuk do të keshe më ledhatime. Të lutem shko, të lutem më harro !!

- A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është?Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?!

- Ç'do ditë pa ty, është si një ditë pa diell. Ç'do mbrëmje pa ty, është si një natë pa yje.
Ç'do orë pa ty, është si një jetë pa ndjenja. Ç'do minut pa ty, është një minut si mos të isha në jetë.
Ç'do sekund pa ty, është si mos t’më rreh zemra.

- Deshirojë të shof me sy e të mos digjem mall për ty, vetëm ta dish se sa të dua s’do jetoje as një orë pa mua!

- Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditën mendohem, natën rri pa gjumë.

- Dua që sa më pare, kur të zgjohem një mëngjesë, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!!

- Dy zemra lindin, dy zemra qeshin, dy zemra qajn, dy zemra vdesin. Njeriu pa dashuri si nëna pa fëmi,
dashuria pa takim si Pranvera pa gjelbrim !!

- E dua edhe shiun tash. I mbyllë sytë dhe e ndjej ende çastin kur më preke në dorë.
Të shiqova turpshëm, e ti më buzëqeshe.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons