Anëtarja e këshillit bashkiak të Kopenhagenit nga radhët e Partisë Socialiste Nacionale, Iben Wiene Rathje, mendon se femrat duhet që të urinojnë më këmbë, si shenjë e barazisë gjinore. Ajo ka paraqitur një propozim në këshill, me anë të të cilit kërkon që të miratohet kërkesa për ndërtimin e vendeve për urinim për femrat në qytet, të quajtura “Missoirs”.
“Nuk ka asnjë arsye natyrore që edhe femrat të mos qëndrojnë në këmbë gjatë urinimit. ‘Missoirs-et’ do të mundësojnë që kjo të bëhet duke qëndruar në këmbë, në mënyrë që të mos krijohen radhë, sidomos gjatë evenimenteve të ndryshme në qytet”, ka deklaruar Rathje. Sipas saj, fakti që meshkujt urinojnë në këmbë dhe femrat jo, është një pabarazi e madhe gjinore. Por, duhet parë nëse kërkesa e saj do të miratohet dhe për më tepër, nëse do të mirëpritet nga femrat.