Interneti nga një mjet argëtues, informues dhe një botë e pafundme, po kthehet gradualisht në një vegël shumë të rrezikshme!
Dita-ditës, bota e pafundme dhe fuqia e pandalshme e internetit po zhvillohet për në kahun e kundërt, atë të përgjimeve dhe vëzhgimeve specifike, ose thënë në gjuhën e teknologjisë ratting. Bëhet fjalë për një mënyrë të cilën e disponojnë disa të “ligë”, të cilët e shfrytëzojnë nëpërmjet “veglave specifike”, duke përfituar qasje deri dhe kontroll në një sistem elektronik të internetit që ndodhet online!
Çfarë mund të bëj një përdorues i “ligë” ratting?
1. Mund të “prek” ekranin tuaj!
2. Mund të vjedh të gjitha arshivat tuaja!
3. Mund ë regjistroj ne video lëvizjet tuaja ndërsa ju jeni online!
4. Objektivi i tyre janë zakonisht femrat e reja, por pa përjashtuar këtu edhe meshkujt!
5. Personat e rëndësishëm!
6. Qasje në kompjuter top sekret, etj!
Mënyra e instalimit
Mënyrat e instalimit të këtyre përndjekjeve janë të shumta dhe shpeshherë të pakuptueshme. Një mënyrë është ajo e programeve dhe aplikacioneve të ndryshe që zbresim shpeshherë nga interneti. Po ashtu edhe nga ndonjë mik i “mirë” që mund të ketë qasje në kompjuterin tuaj.
Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur zbresim një aplikacion apo program në kompjuterin tonë.
Duhet të jemi të sigurt se cili “Mik” do të “fusë” duart në kompjuterin tonë.
Kujdes, mungesa e njohurive në teknikat, aplikacionet dhe programet e sofistikuara të internetit dhe teknologjisë që zhvillohet me ritme marramendëse dita-ditës, na bënë viktima!/