Nuk do ta besoni, por është më se e vërtetë. Vajza që shikoni në
fotografi, në profesion është modele, aktore dhe atlete. Por nga dallon
Aimee Mullins nga modelet e tjera?
Ajo i ka këmbët e prera nga gjuri e poshtë. U detyrua t’i priste, pasi sipas mjekëve, kockat e këmbëve kishin pësuar anomali dhe nuk ishin në gjendje të zhvilloheshin.
Por gjithsesi, ajo ia doli për të hyrë në listën e 50 njerëzve më të bukur në botë!Aimee si pjesë të gardërobës, ka edhe një duzinë me këmbë, p.sh.këmbë prej cheetah për të vrapuar apo këmbë prej silikoni për t’u shfaqur në publik. Këto të fundit ngjajnë si origjinale, pasi nuk i mungojnë damarët apo edhe folezat e qimeve.
Kur u pyet se si ndjehej, Amy u shpreh: “Pamela Anderson ka më shumë pjesë të shtuara në trupin e saj. Atëherë, përse duhet të quhem unë invalide?”.
Aimee mund ta ndryshojë gjatësinë e saj nga 173 cm në 183 cm, në varësi të këmbëve që përdor… /alb-observer.com/