Gjyshërit dhe gjyshet tona, kishin aftësinë dhe mundeshin të parashikonin ndryshimet e motit, falë një sërë shenjave të cilat ata i dinin dhe i njihnin shumë mirë. P.sh, që nga momenti i (ciklit të hënës së plotë) Hënës së Plotë e deri tek reagimet e kafshëve!
Por, a keni pyetur ndonjëherë veten, se si mundeshin njerëzit e lashtë të parashikonin motin para 2000 vjetëve?
Shkencëtarë dhe specialistët e kësaj fushe, mundën me anë të ndihmës së një sërë dorëshkrimesh të lashta në gjuhën arabe, të mësojnë se si, qytetarët e atëhershëm, që nga shekulli i 9-të dhe 10-të pas erës së re, që jetonin në territorin e Irakut të sotëm, mund të parashikonin ndryshimet e motit me saktësi precize!
Në këto dorëshkrime, me archaiologia, shkencëtarët diktuan shenja të mistershme të furtunave të mëdha të motit dhe të ndryshimeve të tij drastike, të cilat ndikonin në masë, qoftë me thartësira, qoftë me reshje të mëdha shiu, breshëri, dëbore dhe ngricave që shkaktonin ato. Gjithashtu, ata zbuluan se në këto dorëshkrime të lashta ishin përshkruar shumë të dhëna rreth motit, ndër to dhe një ule drastike e temperaturës në mesin e shekullit të 10-të, duke përfshirë dhe një ndryshim të menjëhershëm të motit në korrikun e vitit 920 pas erës së re, si dhe të tre rasteve të tjera me reshje të mëdha dëbore që nga viti 908, 944 dhe 1007.
Në epokën moderne, reshje dëbore në rajonin e Bagdadit janë regjistruar vetëm në 2008-ën.
Dr. Domínguez-Castro, pohon se rënia e menjëhershme e temperaturës në Korrikun e 920-ës, mund të kishte lidhje direkt me shpërthim e një vullkani të ndodhur asokohe në rajon.