Para pak ditesh publikuam lajmin e krijimit ne laborator te kodit gjenetik te nje qenieje te gjalle, pikerisht te nje bakteri. Per te kuptuar me mire rendesine e kesaj arritjeje, dhe perdorimet qe mund te kete ajo ne te ardhmen, ne artikullin ne vazhdim trajtohet me gjere, sic e le te kuptohet edhe titulli, tema e “jetes te krijuar ne laborator”. Debati qe kjo teme hap eshte jo pak i rendesishem per etiken shkencore. Artikulli ne vazhdim trajton disa pika kyce per te kuptuar me mire “teknologjine e krijimit te jetes”.
Kur në 2002 deklaronte se nuk po kërkonte që të merrte te drejten e autorit mbi gjenet, por vetë jetën, askush nuk e besoi, por sot J. Craig Venter i Institutit të Rockville, Maryland, në të cilin po punonin prej kohësh dy prej studiuesve më të mirë: Clyde Hutchinson, microbiolog i “University of North Carolina” Chapel Hill, dhe Hamilton Smith, Nobël për fiziologjinë dhe mjeksinë në 1978 treguan që bakteri sintetik nuk është më vetëm projekt dhe premtim megaloman dhe u bë i qartë që kur me 31 Maj te 2007-es u bë publike kërkesa për brevetin n. 20070722826, e prezantuar pa shumë bujë me 12 tetor 2007, me kërkesën që të publikohej edhe në qindra zyra të tjera patentimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Titulli i kërkesës së patentës/brevetit, “Minimal bacterial genome”, d.m.th gjenoma minimale e nevojshme për të bërë që të jetojë një bakter.
Besimi, morali, regullat, …
Në se konsiston kjo ‘jetë’ e krijuar në laborator?
Kanë marrë gjenomën e Mycoplasma genitalium (një bakter që dyshohet të jetë shkaktar i uretritit ose të disa patologjive të tjera infiammatore të zonës pelvike), i pari që është sekuencuar nga gjenetistët, dhe një nga një kanë ‘caktivizuar’ secilin prej 470 gjeneve te tij për të parë se me cilët prej tyre bakteri do të jetonte normalisht dhe në mungesë të tyre.
Pasi zbuluan se cilët ishin të domosdoshëm për mbijetesën e tij ,381 prej tyre, kanë sintetizuar një pjese ADN-je që t’i përmbante të gjitha, me 580000 çifte bazë të materialit gjenetik. Synimi final eshte te marrin nje mikrobakter natyral, te cilit do ti heqin bërthamën e tij gjenetike dhe do te futin atë artificiale, duke ruajtur kështu mekanizmin molekular të nevojshëm për të lexuar gjenet dhe për ti shndërruar ato në proteina: Shkurt te krijojne një organizëm artificial.
Natyrisht që kjo përbën një progres të inxhinierisë gjenetike, ose më mirë të biologjisë sintetike, siç quhet tashmë kjo pjesë e biologjisë.
Të vetmit që kishin vënë re këtë patentim qenë bioetikët e Etc group of Ottawa, të cilët i kërkuan Venter-it që të tërhiqte kërkesën për patentim si dhe zyrës së patentimeve që të mos ta pranonte një kërkesë të tillë, sepse një gjë e tillë është kundër moralit publik dhe sigurisë.
“Për herë të parë Zoti ka një konkurrent”, është shprehur Pat Mooney, i Etc.
… përgjegjësia e shkencës
Etc mund te kete të drejtë, sepse biologjia sintetike po ecën me të vërtetë me ritme të pamenduara deri disa vite më parë, dhe të imagjinojmë përdorime keqdashëse dhe të tmerrshme të këtij zbulimi, nuk ka nevojë për shumë fantazi.
Që prej viteve ’90 të shekullit të kaluar, tek Venter, një Ethics and genomics group, i drejtuar prej Mildred K. Cho, të Center for Biomedical Ethics të Universitetit te Standfordit, që përpilonte rregullat e një kodi të sjelljes, për të parandaluar që me metodën e tyre të sintetizohen baktere patogjenë ndërsa në faqet e revistave shkencore , Cho praktikisht nuk ngre asnjë kundershtim ndaj këtij problemi, edhe pse thekson që vetë studiuesit duhet të jenë përgjegjës për çdo pasoje negative si rrjedhojë e krijesave të tyre.
Kërkuesit e kishin quajtur bakterin e tyre “Synthia”, dmth organizëm sintetik, ndërsa Etc e ka quajtur Mycoplasma laboratorium, dhe Venter e ka ruajtur këtë të fundit si emër për zbulimin e tij të fundit.
Problemi i vërtetë është se si do të përdoret?
Në vetvete ky bakter mund të krahasohet me një kafshë pune: për të qënë i nevojshëm, duhet të transportojë ndonjë gjen tjetër,gjë që e realizon me shtesën e gjeneve sintetikë dhe kështu mund të realizojë shumë gjëra të tjera. Sipas Venter mund të përdoret për prodhimin e hidrogjenit, si burim energjie te pastër për të ardhmen, ose mund të përdoret si absorbues/thithës i CO2 ose gazrave të tjerë përgjegjës për rritjen e ngrohjes globale. Venter imagjinon edhe arritje me te medha, faktikisht ne qofte se baktere te modifikuar gjenetikisht ne menyre qe te jene ne gjendje ti bejne balle kushteve te veshtira te planetit Mars dhe te mund te prodhojne O2, do te dergoheshin ne Mars, pas nje fare kohe atmosfere e ketij planeti mund te behej e jetueshme. Jo me kot Synthetic Genomics eshte e interesuar edhe ne nje program qe synon ta beje te jetueshme siperfaqen e ketij planeti.
Problemi nuk është se si mund të shfrytëzohet … problemi është se si do të shfrytëzohet, sepse edhe kur u fol për OGjM (organizmat gjenetikisht të modifikuar), u tha se shpejt do të ishte e mundur që të shikohej gjelbërim në shkretëtira ose do të ishte e mundur që të kultivohet në tokat e kripura, por deri më sot, nga laboratorët kanë dalë vetëm farëra rezistente ndaj erbicideve dhe asgjë më tepër.
Disa nga kundershtimet e mundëshme ndaj kërkesës për patentim.
1. Mycoplasma laboratorium nuk është artificiale, sepse edhe se ADN-ja e saj është sintetizuar në laborator, në fakt është një sekuencë që egziston në natyrë, si dhe vetë qeliza që e mban atë sekuencë, është një bakter natyral.Pra është diçka natyrale që nuk mund të brevetohet
2. Bakteri i zgjedhur është më i lehti për tu ‘përpunuar’, meqë i mungon veshja qelizore karakteristike e baktereve të tjerë dhe kjo nuk siguron që kodi gjenetik nuk mund të mos transferohet lirshëm prej tij si dhe ka një mangesi tjetër: është shumë i ngadalte në riprodhim, dhe nëse do të donim të prodhonim hidrogjen me këtë metodë, atëhere proçesi i prodhimit do të ishte gjithashtu shumë i ngadalte…
3. Për të dhënë një mendim më të pjekur, komuniteti shkencor pret një publikim të ndonjë artikulli në revistat shkencore, gjë që akoma nuk është parë (me përjashtim të një artikulli tek Guardian)
4. Për të krijuar një bakter të ri për punë, nuk është e nevojshme te krijohet një organizem i ri: George Church, Harvard, i shton gjenet e nevojshme baktereve ekzistuese duke arritur të njëjtin rezultat.
5. Ne natyre ekzistojne vete baktere në gjëndje të prodhojnë hidrogjen dhe baktere në gjëndje që të asorbojnë CO2 njihen tashmë prej një shekulli.
6. Mos ndoshta ambjentalizmi i Venter është vetëm “veshja” që i bëhet kësaj teknologjie për ta bërë më të pranueshme… që ka për të mbetur e ‘mirë’ ose e ‘keqe’ sipas përdorimit që asaj njerëzit do ti bëjnë.
Mëdyshja e komunitetit akademik rreth pozitivitetit të patentimit të këtij zbulimi, i ka rrënjët dhe tek dyshimi me të cilin ajo shikon praktikat e ndjekura prej Venterit, dhe vërtetohet kjo me patentimin që Ai, me anë të Celera Genomics, i bëri sekuencimit të kodit gjenetik njerezor…. praktikisht, shumë prej gjeneve tona, i përkasin Zotit Venter. /blogshkenca/