Certifikata e lindjes e presidentit amerikan, Barak Obama, mund të jetë një falsifikim. Kështu pretendon një sherif i Arizonas, i shumëdebatuar si personazh.
Sipas BBC-së, Joe Arpaio i kontesë Maricopa- që e përshkruan veten si sherifi më i fortë i Amerikës- zbuloi rezultatet e një testi për origjinën e dokumentit.
Hetuesit e tij kanë zbuluar se certifikata mund të jetë e falsifikuar.
Arpaio, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigracionit, po hetohet në lidhje me dyshimet për qëndrim racist. Departamenti amerikan i Drejtësisë dyshon se zyra e tij diskriminon rregullisht latinët.
Shtëpia e Bardhë e publikoi certifikatën e plotë të lindjes së Obamës në prill pas spekulimeve se ai nuk është qytetar i lindur në SHBA. Nëse kjo do kishte qenë e vërtetë, Obama nuk do ishte në gjendje të mbante postin e presidentit.//fb/