“Babi, pse më gënjeve për sëmundjen time?”
Kur djali i tyre 8- vjeçar u diagnostikua më një sëmundje vdekjeprurëse, britanikët Domenic dhe Caroline Stacey menduan se do ishte më mirë që ta mbanin larg tij lajmin tragjik.
Por ata nuk e njihnin natyrën ngulmuese të djaloshit. Ai kërkoi për sëmundjen e quajtur ‘këmbët e lodhura’ në Google dhe zbuloi të vërtetën.
Lil Dom, siç e ka pseudonimin, më pas u përball me prindërit e tij dhe i pyeti ata pse nuk i kishin treguar për sëmundjen.
Sëmundja e rrallë sjell degjenerimin e muskujve dhe vdekjen. Mesatarja e jetës tek këta të sëmurë është 25 vjeç.
“Ai erdhi tek unë dhe më pyeti pse e kisha gënjyer,” thotë babai. “Ne u ulëm dhe i shpjegova gjithçka. Ishte një nga bisedat më të vështira që kam pasur ndonjëherë. Që prej atëherë ai ka kaluar disa makthe dhe na thërret gjithmonë ta përkëdhelim”.
“Njëherë më pyeti nëse do kishte një kurë për sëmundjen e tij. Nuk e dija si t’i përgjigjesha”.
Çifti ka edhe dy vajza.