Agjentë të shumtë të shërbimeve sekrete amerikane, që do të kujdeseshin për sigurinë e presidentit Barack Obama në Kolumbi, janë thirrur në vendin e tyre pas dyshimeve për sjellje negative.
Agjencia nuk dha detaje, por raportime të ndryshme sugjeronin për përfshirje të agjentëve me prostitutat në Kartagjenë, ku dhe do të mbahet Samiti i Amerikave.
Zëdhënësi i Agjencisë, Edwin Donovan tha për BBC se agjentët ishin zëvendësuar dhe se sigurimi për presidentin Barack Obama nuk do të ketë asnjë mangësi.
Në një deklaratë, zoti Donovan tha se Agjencia i ka marrë “shumë seriozisht informacionet për sjellje negative të agjentëve dhe theksoi se një hetim është hapur për këtë çështje.
“Ka pasur akuza për sjellje të keqe ndaj personelit të shërbimeve sekrete në Kartagjenë, që është dhe destinacioni prioritar i presidentit Obama”, tha zëdhënësi.
“Për shkak të kësaj, ata agjentë janë tërhequr nga detyrat e caktuara, janë kthyer në vendin e tyre dhe po zëvendësohen nga personel tjetër i shërbimeve sekrete”, saktësoi ai.
Sipas “Washington Post”, janë 12 agjentët që janë thirrur sërish në Uashington dhe të paktën një tjetër që dyshohet për përfshirje me prostitutat.
Mbi 30 liderë ndodhen në qytetin-port për samitin, në të cilin do të diskutohen politikat ekonomike. Vetë presidenti Obama mbërriti në Kolumbi të premten për të marrë pjesë në këtë eveniment.
TCH