U zbulua paraardhësi i… Spiderman!
Hardhuca Agama mwanzae është një specie e rrallë zvarranikësh që i përket familjes Agamidae dhe jeton në Tanzani, Ruanda dhe Kenia.
Karakteristikë kryesore e mashkullit të kësaj hardhuce janë ngjyrat blu dhe të kuqe të trupit të tij, që të kujtojnë heroin komik Spiderman.
Kjo hardhucë jeton mbi shkëmbinj apo poshtë gurëve dhe ushqehet me insekte. Hardhuca mashkull është pre e lehtë e armiqve të tij, për shkak të ngjyrave, në ndryshim nga hardhuca femër që ka ngjyra të errëta.
Ky zvarranik që jeton mbi 15 vjet, është një nga kafshët shtëpiake të preferuara të britanikëve, të cilët e preferojnë për shkak të ngjyrave të ngjashme me Spiderman.
“Kjo hardhucë është mjaft e preferuar, shitet me lehtësi në dyqanet e kafshëve. Të gjithë klientët kërkojnë hardhucën që “ka veshur” rrobat e Spiderman. Një fenomen ky i veçantë”, shprehet Karen Baker, pronarja e një pet shop të njohur në Britaninë e Madhe.