Rrjeti social Twitter, aktualisht në kërkim të fitimeve, synon të arrijë një publicitet më të madh për të hapur rrugën drejt ofertës fillestare, që është ende e parakohshme.
Lajmin e ka bërë të ditur “Wall Street Journal”, sipas të cilës arkëtimet publicitare të Twitter në vitin 2011 arritën në 139.5 milionë dollarë, ndërsa ato të Facebook 22 herë më shumë, plot 3.15 miliardë usd.
Twitter, që sipas disa vlerësimeve vlen 8.4 miliardë dollarë, së fundmi ka nisur të shesë hapësira publicitare për sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha.
I “lindur” nga Jack Dorsey, fillimisht Twitter nuk merrej aspak në konsideratë ndërsa sot po revolucionarizon botën e informacionit duke i bërë konkurrencë edhe agjensive të shtypit dhe gazetave online.