Katheryn Bigelow, regjisorja fituese e cmimit OSCAR me filmin “The Hurt Locker” eshte duke realizuar filmin e saj te radhes. Por nuk do te jete nje film me nje teme dosido. Aty do te rrefehet kerkimi i Osama Bin Laden ne qytetin e Indise Veriorie, ne Chandigarh, ku nje pjese e qytetit eshte shnderruar per t’u dukur si Lahore.
Filmi i titulluar “Zero Dark Thirty” eshte bazuar pikerisht ne ate qe ka qene periudha e gjate e kerkimit te Osama bin Laden-it dhe vrasjes se tij ne Abbotabad nga forcat amerikane ne ate qe ishte shnderruar ne strofullen e tij.
Por duke qene se kjo ka qene nje ceshtje teper e ndjeshme dhe ka shkaktuar jo pak tension mes Shteteve te Bashkuara dhe Pakistanit, regjisorja nuk ka mundur dot te siguroje lejen per xhirimin e filmit nga autoritetet pakistaneze, cka e ka detyruar ate te spostoje gjithcka ne Indi.
Sipas publikimeve ne media, filmi pritet te kete premieren ne muajin dhjetor te vitit 2012.
Ky eshte nje tjeter film i bujshem i regjisores Bigelow e cila ka fituar nje trofe OSCAR si regjisorja me e mire ne vitin 2008 me filmin “The Hurt Locker”.