Marrëdhëniet seksuale, në përgjithësi janë të shëndetshme për zemrën. Por disa njerëz edhe vdesin nga ataket, pikërisht gjatë seksit. Dhe pjesa më e madhe e tyre rezulton se janë meshkuj të martuar, që tradhtojnë gratë me partnere më të reja në ambiente të huaja. Për këtë rrezik flet revista Forbes.
Sipas Marc Gillinov e Steven Nissen, të dy kardiologë në Cleveland Clinic, meshkujt që kanë "zemër të dobët", duhet të ndjekin disa rregulla: një atak në zemër vjen gjatë, ose pas seksit dhe godet sidomos ata, që kanë marrëdhënie jashtëmartesore. “Për këtë kategori burrash – shpjegojnë mjekët – do të ishte më e sigurtë të qëndronin në shtëpi, ose të bënin ndonjë shëtitje”.
Këto përfundime vijnë nga dy dokumente të lidhura me dy kërkime të ndryshme: i pari është një test shkencor i “American Heart Association”, relativ me aktivitetin seksual dhe sëmundjet kardiovaskulare. Nërsa tjetri është një dokument që lidh seksin, me zhvillime të lidhura me zemrën.
Dolkumenti i parë, tregon se nga 5559 vdekje të marra në studim në një autopsi, 34 kanë ndodhur gjatë seksit. Rreth 75% e tyre po tradhtonin të shoqen, pas një dreke të bollshme dhe konsumit të alkoolit. Ndërsa dokumenti i dyti lidh seksin me zemrën. Me pak fjalë, vdekja kardiake gjatë seksit është e rrallë, por nëse ndodh, në mes është kryesisht tradhtia. E mbase kjo tregon se nuk ja vlen të dilni të konsumoni një raport të shpejtë, kur në shtëpi keni një femër që mund t’ju japë kënaqësi në pafundësi.