Rënia e Enver Hoxhës, Berisha: Etërit e diktaturës uzurpuan PS, do ndëshkohen
TIRANE- Përkujtohet sot 21 vjetori i rrëzimit të bustit të ish
diktatorit Komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. 20 shkurti i vitit 1991
ka mbetur në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u
përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.
18-20 shkurt 1991 është koha e zhvillimit të grevës së urisë së
studentëve që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Hoxha 700 studentë u
futën në një grevë urie. Përmes asaj greve, e mbështetur nga mijëra
qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, kërkonin që Universitetit të
Tiranës t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha. Thirrjet “Ta bëjmë
Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe
qytetarëve të Tiranës. Më 20 shkurt ’91 qindra qytetarë rrëzuan bustin e
diktatorit.
Me rastin e kesaj date historike, sot në ambjentet e Muzeut Historik
Kombëtar u përurua Pavijoni i Terrorit Komunist ku mori pjesë edhe
kryeministri i vendit Sali Berisha.
Kryeministri Sali Berisha duke përshëndetur ngjarjet më 20 Shkurt
theksoi se kjo ishte dita kur u përmbys diktatura dhe u formua opozita e
parë shqiptare.
“20 Shkurti ishte data në të cilën studentët në Universitetin e Tiranës u përballën me një trimëri të pashoqe, dhe përmbysënshtatoren e tij, kjo shënoi rënien de fakto themelimin e opozitës
shqiptare gjunjëzimin përfundimtar të diktaturës komuniste në Shqipëri”.
Sipas Berishës pinjollët e diktaturës nuk kanë shprehur kurrë pendesë
për krimet e bëra kundrejt grave dhe burrave që u flijuan për të patur
Shqipërinë si Europa. Sipas Berishës opozita shqiptare përfaqëson frymën
e diktaturës dhe se venë interesin e etërve përpara interesit të
kombit.
“Ky komb ka historinë e vet por historia e diktaturës është më
tragjikja. Sot, pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 21 vjet më
parë, jo vetëm nuk kanë shprehur për asnjë moment pendesën e tyre, por
ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit dhe
natyrisht nuk janë rikthyer dot në bllok, por kanë rikthyer bllokun me
të gjithë psikologjinë e tij. Këta shokë, ose zotërinj me rrahje gjoksi
bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se
interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se
interesi i shqiptarëve dhe vendit. këta. Këta do kenë ndëshkimin e
merituar si paraardhësit e tyre”. Kreu i qeverise theksoi se "kjo datë e rëndësishme ndan dekadat e
shtypjes ekstreme, poshtërimin më çnjerëzor, kujton datën në të cilën
mijëra shqiptarë me një guxim e kurajë të pabesueshme të përmbysin jo
bronzet metalike, por të përmbysin në Tiranë bronzet e gjalla, të cilat
vite pas vdekjes së tij vazhdonin me krenari kriminale rrugën e tij".
“Evropa ka njohur në historinë e saj diktatorë nga më të ndryshëm, por
ajo ka të regjistruar në memorjen e vet dy më mizorët, Hitlerin dhe
Enver Hoxhën. Hitleri mbi baza racizmi ndërmori krimet më monstruoze,
Hoxha si Hitleri pas luftës, organizoi mbi bazën e luftës së klasave
terrorin më të paparë ndaj një kombi në Evropë”, shtoi më tej
kryeministri.
"Në stendat e kësaj ekspozite jepet mundesia per te njohur qëndresën
sakrificën, burrërinë, heroizmin e qindra mijëra grave dhe burrave që u
flijuan vetëm e vetëm se ata njësoj si ne besonin te Zoti, donin të
flisnin të lirë, donin që vendi i tyre të ecte drejt Evropës, të
bashkohej me kombet e qytetëruara evropiane".
Ai theksoi se në këto stenda mungojnë shumica, mijëra heronj të pakënduar.
Në pavijonin e Terrorit Komunist nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e
objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të
shumtë, do të jepen të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që
ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një
pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 është një ndër
ngjarjet qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi.
Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar
politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia
Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne
Shqiperi ne 31 mars 1991.
(d.b/el.me/BalkanWeb)